Bota
39-vjeçari humb 163 kg por lëkura e varur e pengon të ecë
Një burrë ka transformuar jetën e tij duke humbur 163 kilogramë. Kur Cole Prochaska arriti peshën maksimale prej 265 kg në 2021, ai ishte i sigurt se peshonte më shumë. 39-vjeçari nga Karolina e Jugut, që dikur vuante nga ngrënia e tepërt, ishte në gjendje të humbiste peshën në mënyrë natyrale por thotë se tani është “i bllokuar” në një trup të mbuluar me lëkurë të tepërt. E kam humbur gjithë këtë peshë dhe kam muskuj, por nëse heq këmishën time, kam shumë lëkurë të varur deri te këmbët e cila më pengon edhe të vrapoj. Prochaska thotë se më parë konsumonte afërsisht 5000 kalori në ditë, përmes patatinave, hamburgerëve, picave dhe pijeve joalkoolike. Por kjo i shkaktoi probleme në jetë pasi i mungonte motivimi, i dha fund marrëdhënies së tij shtatëvjeçare dhe ndihej i vetmuar. Ai filloi të dobësohej duke ecur në këmbë dhe duke shmangur ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë kalori. Ky regjim e bëri që të dobësohej, por ai tani po lufton me heqjne e lëkurës së tepërt. Ai ka nisur një GoFundMe për të mbledhur paratë që i duhen për 5 operacionet që duhet të kryejë për heqjen e lëkurës së tepërt.