Kronike
4 të plagosur në Tiranë/ Po lëviznin me G Class, dy të miturit futen në sallën e operimit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Lundër, Tiranë. Ende nuk dihen detaje nga ngjarja apo shkaqet pse ka ndodhur, por sipas policisë janë 4 të plagosur, mes tyre dy të mitur.
Të plagosurit, të identifikuar si Arenc Stafa, 34 vjeç dhe Klan Mullaj, 19 vjeç, janë të dëmtuar në dorë dhe krah dhe aktualisht ndodhen në operacion, së bashku me 2 të miturit, një 17-vjeçar dhe një 11-vjeçar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i ati i 17-vjeçarit të plagosur është pronari i “Pelikani Security”. Mësohet se të 4 të plagosurit udhëtonin me një mjet G-Class.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

