Connect with us

Lifestyle

4 veprime me të cilat pastroni veten dhe shtëpinë nga ‘magjia’

Ndonjëherë kur ndjen që gjërat thjesht s’po të ecin në jetë, mendon se dikush të “ka mallkuar” apo të “ka bërë magji”. Ti sheh makthe gjatë natës, sëmuresh më shpesh se dikur dhe duket sikur fati i keq të përndjek në gjithçka bën. Mund të jetë thjesht një fazë jete kur gjërat thjesht kanë ngecur, por nëse jeni supersticiozë dhe mendoni se ka diçka më shumë, ekzistojnë disa mënyra për të larguar energjinë e keqe.

1. Bëni një dush me ujë me kripë

Uji duhet të jetë më shumë se i vakët, pra i nxehtë derisa trupi juaj mund ta durojë. Më pas hidhni në vaskë kripë deti dhe sodë bukë, elementë që veprojnë si pastrues. Nëse doni mund të shtoni dhe vajra esencial ujit tuaj. Gjatë kohës që ndodheni në ujë, vizualizoni energjinë e mirë. Bëni disa lutje me veten dhe imagjinoni një dritë të bardhë që vjen bashkë me gjëra të bukura që prisni t’ju ndodhin. Kërkoni që energjia negative të largohet nga ju duke u bërë një me ujin dhe kripën. Bëjeni për 30-40 minuta këtë, në mënyrë që uji të mund të pastrojë dhe largojë prej jush gjithë energjinë e keqe.

2. Ndizni një qiri

Vendosni një qiri në një enë dhe shtoni ujë. Hidhni ujë në enë derisa qiriri të mbulohet thuajse plotësisht. Është më mirë të përdorni një qiri të zi, nëse keni një të tillë. Spërkatni një grusht kripë në ujin rreth qiririt. Hidhni kripë në dorën tuaj dhe më pas spërkateni ngadalë në formë rrethi përreth qiririt. Merrni frymë thellë dhe ngadalë rreth qiririt ndërkohë që vizualizoni dritën e bardhë që simbolizon energjinë pozitive.

Në fund, ndizeni qiririn dhe thoni një lutje për gjërat që do të donit t’ju plotësoheshin.

3. Shtoni pasqyra në shtëpinë tuaj

Pasqyrat përdoren shpesh në Feng Shui për të drejtuar dhe zhvendosur rrjedhën e energjisë në shtëpinë tuaj. Vendosja e një ose më shumë pasqyrave në mënyrë strategjike rreth shtëpisë tuaj mund të rrisë dritën, duke sjellë shkëlqim në hapësirën tuaj, duke e bërë dhomën të ndihet më e bardhë dhe më e gjerë. Kjo krijon ndjesinë e një ambienti më të ngrohtë dhe komod. Vetëm sigurohuni që pasqyra të reflektojë diçka pozitive në shtëpinë tuaj.

4.Vendosni kristale

Kristalet shëruese përdoren nga shumë njerëz për të pastruar dhe mbrojtur trupin, shtëpitë dhe bizneset e tyre. Ju mund të vendosni një kristal kudo në shtëpinë tuaj ku ndjeni nevojën për të hequr energjitë negative ose për të tërhequr ato pozitive. Përdorni gurë të çmuar mbrojtës si Obsidiani, Ametisti, Turmalina e Zezë, Syri i Tigrit dhe Citrine për të pastruar energjinë negative

Advertisement