Kronike
400 mijë eurot/ Pastruesja: Paratë i vinin nga… i mbante në çanta dhe kuti
Dëshmia e Rozeta Dobit, duket se ka hedhur dritë edhe mbi pronarët e 400 mijë eurove që iu gjetën pastrueses së shtëpinë e saj, në tubin e aspiratorit. Ka dyshimet të forta se edhe këto 400 mijë euro i përkasin zyrtares Alda Klosi.
“Paratë vinin nga persona të ndryshëm. Ajo i vendoste në çanta dhe kuti. Unë pastroja dhe largohesha për në shtëpinë time”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.
…
Zbardhen 3 akuzat që rëndojnë ndaj zyrtares Alda Klosi
NTV.AL ka mësuar se zyrtarja Alda Klosi akuzohet për 3 vepra penale, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
…
Alda Klosi: S’kam bashkëpunuar me Rozeta Dobin për të inskenuar grabitjen e 120 mijë eurove! Burime: Pastruesja dyshohet se do të shpëtojë të birin
Dëshminë e Rozeta Dobit se ka bashkëpunuar me Alda Klosin për të inskenuar grabitjen e 120 mijë eurove në shtëpi, e hedh poshtë zyrtarja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se forcat blu po hetojnë lidhur me të dyja dëshmitë.
“Alda Klosi ka mohuar që të jetë bashkëpunëtore. Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë, edhe të Rozeta Dobit pasi mund të jetë për të shpëtuar të birin, por edhe dëshmia e Alda Klosit që nuk ka pasur bashkëpunim dhe nuk ka pasur faj merret me rezerva”, thonë burime
I mori 120 mijë në shtëpi, Rozeta Dobi: Më tha Alda të inskenoja grabitjen, donte të bënte burrin përgjegjës! Në banesë vinin para gjithë kohës
Pastruesja Rozeta Dobi që akuzohet për vjedhjen e 120 mijë euro ka dëshmuar se gjithçka e ka realizuar me zyrtaren Alda Klosi, e cila u arrestua mbrëmjen e shkuar. NTV.AL mëson se qëllimi i Klosit ishte të bënte përgjegjës bashkëshortin me të cilin kishte probleme së fundmi, ndaj bashkëpunoi me pastruesen.
“Nuk ishte në banesë kur mora lekët, e inskenova vendin e ngjarjes pasi Alda më tha vetë, më tha merri paratë sepse kohët e fundit kishte probleme me burrin dhe donte ta bënte përgjegjës, në banesë vinin para gjithë kohës”, mësohet se ka thënë pastruesja.
Pse Alda Klosi u arrestua tani? Pastruesja Rozeta Dobi pranoi ‘ofertën’ e grupit hetimor
Gazetari i NTV.AL raporton se ajo që çoi në arrestimin e zyrtares Alda Klosi ka qenë pikërisht dëshmia më e fundit e pastrueses, Rozeta Dobi. Kjo e fundit duket se ka pranuar “ofertën” e grupit hetimor për të lehtësuar pozitën e saj dhe të djalit, Havier dhe ka dëshmua r gjithçka ka ditur lidhur me paratë e marra në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi. Për pasojë, pas dëshmisë sa saj, e cila ndër të tjera ka deklaruar se në shtëpinë e zyrtares “ka parë shumë para në kuti”, ka bërë që policia e Tiranës t’i vërë prangat zyrtares.