Kronike
41-vjeçari në Pogradec siguroi armët për të vrarë 3 persona me të cilët kishte konflikt
Është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Pogradecit një 41-vjeçar i shpallur në kërkim. I identifikuar si Lorenc Kuqo, banues në fshatin Rrëmenj në Pogradec, ai ishte dënuar më parë nga Gjykata e Lartë me 7 vite e 3 muaj burg. Kuqo akuzohet se pas një konflikti me 3 shtetas në Pogradec, ka siguruar armët dhe mjetet materiale për eliminimin e tyre. Asokohe, policia e parandaloi këtë ngjarje e cila ishte planifikuar të ndodhte në ambientet e një lokali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automatik kallashnikov, 1 automjet dhe 1 kapuç që posedonte Kuqo.