Connect with us

Kronike

41 vjeçarja u vra nga burri? Flet fqinji: Kisha dëgjuar për sherrin për TikTok-un

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Durrës ku humbi jetën 41-vjeçarja, Bedrie Loka reagime të shumta kanë dalë duke shprehur shokimin e madh për këtë ngjarje. Në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares ka reaguar edhe fqinji i saj, Ylber Xhulja. Sipas dëshmisë së fqinjit viktima ishte një grua e mirë dhe shumë punëtore.

“Ishte grua e mirë, shumë punëtore. Ishin familje e mirë,” deklaroi fqinji i 41-vjeçares.

Ai tha se bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi dhe se nuk kishte dijeni për sherret mes çiftit. Më tej fqinji shtoi se kishte dëgjuar për rastin e TikTok por nuk i kishte parë kurrë vetë.

“Ishte emigrant, si unë. Vinte ikte. Rrinte disa kohë. Nuk kam dëgjuar për sherre. Nuk kishin asnjë konflikt. Ishin njerëz të thjeshtë. Fëmijët iu rritën. Kisha dëgjuar fjalë për sherrin për Tiktok-un, por se kisha parë. Fjalët kisha dëgjuar,” shtoi fqinji.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

Advertisement