Connect with us

Bota

47 mijë viktima/ BE: Më 16 mars konferenca e donatorëve

Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi 100 milionë dollarë të tjera ndihmë pasi vizitoi rajonin e goditur nga katastrofa.

Bashkimi Europian ka njoftuar datën 16 mars për mbajtjen e konferencës së donatorëve në ndihmë të Turqisë. Ngjarja organizohet nga Komisioni Evropian dhe qeveria suedeze që mori presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Europian më 1 janar.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë mbështetje shtesë për njerëzit në Turqi dhe Siri dhe të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur t’u lehtësojmë pasojat e tmerrshme të këtij tërmeti,” tha ministri i jashtëm i Suedisë.

Nga ana tjetër, ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare ka mohuar akuzat se ushtarët turq ishin vonuar për t’iu përgjigjur njerëzve të bllokuar nën rrënoja pas tërmeteve të dyfishta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt. Edhe pse pasgoditjet vazhdojnë, qindra mijëra nxënës i janë kthyer mësimit pas një ndërprerjeje dy-javore për shkak të tërmetit.

Advertisement