Connect with us

Kronike

48-vjeçari vdiq nga mbidoza e drogës, shoku e mbajti disa ditë të vdekur në shtëpi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 48-vjeçarit në Tiranë që u gjet i vdekur në përroin e Lamuthit. Bashkë me shokun ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike në banesën e Majdiel Husës në zonën e Laprakës. Të dy kanë ardhur bashkë nga Gjermania para pak kohësh, të deportuar, kanë shkuar në shtëpi dhe kanë pirë drogë dhe ka vdekur që aty. E ka mbajtur disa ditë në banesë dhe më pas e ka futur në makinë dhe e ka dërguar në Bërxullë. Në deklarime Husa ka thënë se e ka mbajtur nga frika se mund të akuzohej.

Një 48-vjeçar i identifikuar si Elton Tahiri që u gjet i vdekur më 13 shkurt pranë përroit të Limuthit në Bërxullë ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së kokainës dhe heroinës. Ai ishte bashkë me shokun e tij Majdiel Husa në banesën e këtij të fundit kur u nda nga jeta. Shoku i tij është arrestuar pasi vendosi që të mos e kallëzonte ngjarjen në polici por e hodhi në përrua.

Frocat blu kanë sekuestruan sende që dyshohet se janë përdorur nga të dy për konsumimin e lëndëve narkotike, në banesë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e trupit të pajetë të 48-vjeçarit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës në DVP Tiranë, pas ngjarjes së ndodhur në datën 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, ku u gjet një kufomë e seksit mashkull, më një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. T., 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin M. H., 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit.

Më pas dyshohet se shtetasi M. H. e ka transportuar me automjet dhe e ka lënë trupin e pajetë të 48-vjeçarit, në afërsi të përroit të Limuthit, në fshatin Bërxull, Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe automjeti i përdorur nga shtetasi M. H., për transportimin e trupit të pajetë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement