Connect with us

Aktualitet

5 mln euro nga CEZ/ Kastriot Ismailaj kërkon lirimin nga burgu

Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Fierit duke pretenduar lirim me kusht. Ismailaj shprehet se ka vuajtur 2/3 e dënimit me 11 vjet burgim të dhënë në tetor të 2017 nga Gjykata e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që Ismailaj bën këtë kërkesë. Edhe me 4 nëntor të 2020-ës, ai kërkoi lirimin me kusht.

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Ismailaj rezulton se nuk ka marrë asnjë masë disiplinore. Kërkesa e tij do të përfaqësohet në gjyq nga prokurorja Ervisa Hyka, ndërsa do të jetë gjykata që do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e Ismailajt apo jo.

Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash. Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë, por sipas akuzës, i dënuari duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Advertisement