Connect with us

Pinknews

“50 Cent” së shpejti me film horror, një tjetër sukses i tij në botën e kinemasë.

Published

on

Reperi i njohur 50 Cent i ka hyrë së fundmi botës së kinematografisë.

Përmes kompanisë së tij “G-Unit Film & Television”, ka nënshkruar marrëveshje për realizimin e tre filmave me “Arts District Enterainment”

Ai po e sprovon veten edhe në filma të zhanrit horror dhe mezi pret t’i tregojë botës se çfarë projekte të veçanta kanë përgatitur.

Kujtojmë që ndër vite, reperi ka luajtur në disa projekte kinematografike të tilla si: “Power”, “Get Rich or Die Trying”, “Righteous Kill”, “Escape Plan” dhe të tjerë. Të gjitha këto projekte i takonin kryesisht zhanrit dramë dhe aksion.

Pinknews

Adriana: Nuk di të bëj politikë, di të ndihmoj njerëz

Published

on

By

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës ‘Class’.

Me këtë rast ka dhënë një intervistë, ku ka folur më shumë për jetën, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë.

Ajo është pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, duke thënë për një shtëpi në mal, për natyrën apo për një qetësi.

Më pas, nëna e katër fëmijëve është pyetur nëse ka menduar ta lë politikën ndonjë ditë.


“Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth”, ka thënë 42-vjeçarja.

“Fillimisht, më është dashur t’i mësoj disa terma që nuk i kam ditur e dalëngadalë kam bërë edhe punë të mira. Për momentin nuk kam menduar ta lë, të ardhmen nuk e di, aty vendos populli”, vazhdoi më tej biondja.

Adriana kohëve të fundit ka qenë më e komentuar edhe për shkak të stilit dhe paraqitjeve në Kuvend.

Continue Reading

Pinknews

Arta Nitaj përfshihet në disa skandale

Published

on

By

Doli nga hiç, por tani konsiderohet si një nga femrat më të përfolura në vend, shkruan “Kosovarja”.

Pejania e bukur është kudo në medien rozë. Arta, tashmë është një nga femrat që deshëm apo s’deshëm, nuk kemi ku ti ikim.

Ajo, përflitet edhe për skandale, por çdo shkronjë që shkruhet për të, e marketon më shumë.

Arta Nitaj disa herë është përfshirë në skandale, por bëhet sikur s’ja ndjen. Ndërkohë, flitet se persona të caktuar kanë video incizime të tjera të blogeres.

Continue Reading

Pinknews

Dua pushimet në Shqipëri i shijon në këtë mënyrë

Published

on

By

Ajo dokumenton një pjesë të madhe të jetës së saj në rrjetet sociale.

Dua Lipa, u shfaq tërësisht pa grim me një palë bikini blu ndërsa shihej duke ngrënë shalqi me piper.

Përmes videos në InstaStory, ajo dukej në formë të mirë derisa po shijonte shijen e veçantë.

Videoja e shkurtër tregon Duan duke i vënë erëza të përziera shalqirit përpara se të shikonte kamerën.

 

Continue Reading

Pinknews

Morena Taraku në kërkim të ‘Aladinit’

Published

on

By

Morena Taraku është mjaftë aktive në rrjetet sociale ku poston imazhe të ndryshme

Së fundmi ajo është shfaqur mjaftë elegante në një fustan të shkurtër që i theksonte linjat trupore.

Fotografitë e postuara për ndjekësit ajo i ka bashkangjitur edhe me një mbishkrim mjaftë interesant, shkruan “Kosovarja”.

“Kërkim për aladinin”, ka shkruar ajo derisa pranoi pëlqime dhe komente pozitive.

 

Continue Reading

Pinknews

‘Nuk jetoj pa ty’, Beatrix i dedikton këto fjalë…

Published

on

By

Artistja shqiptare, Beatrix Ramosaj shpesh herë në intervista të ndryshme ka treguar se është e lidhur me qenushen e saj.

E sot qeni i këngëtares feston ditëlindjen dhe Trixa me anë të një postimi në Instagram bëri një urim të veçantë për ditëlindjen e qenushes.

Ajo tha se nuk mund ta imagjinonte jetën pa të dhe se është shumë më fat.

“Urime ditëlindjen për gjithë botën time. Dashuria ime, mikesha më e mirë, personi im. Të dua Bella, je dritë e syve të mi. Gjithmonë në anën time. Gjashtë vite më parë Bella erdhi në jetën time dhe ma ndryshoi jetën për të mirë. Nuk mund ta imagjinoj veten pa të. Jam shumë me fat”, shkroi artistja.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING