Connect with us

Bota

50 ditë tallje me SHBA-në për paqen/ Zelensky akuzon Rusinë për bombardime të qëllimshëm

Presidenti i Ukrainës Volodymyyr Zelensky ka bërë përsëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, ndërsa pretendon se Moska vazhdon të injorojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe pa kushte.

Pasi dënoi sulmet e fundit me dronë rusë në Odesa, si dhe të tjera në rajonet e Kievit, Sumit, Kropyvnytskyit dhe Kirovohrad, Kharkiv dhe Cherkasy, Zelenskyy tha se kishin kaluar 50 ditë që kur Uashingtoni paraqiti një plan paqeje.

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme, por ka hedhur poshtë sugjerimet për një zgjatje dhe nuk është pajtuar me propozimin e Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.

“Për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”, tha Zelenskyy.

 

 

“Ne kemi bërë gjithashtu propozime, të tilla si ndalimi i sulmeve ndaj infrastrukturës civile dhe një heshtje e zgjatur në qiell, në det dhe në tokë.

“Rusia i përgjigjet të gjitha këtyre me bombardime të reja dhe sulme të reja”, theksoi ai.

Lideri ukrainas vazhdoi gjithashtu të bënte thirrje për një “shtytje të prekshme” për diplomacinë dhe presion më të madh mbi Moskën që të ndalojë luftimet dhe të bashkohet me tryezën e negociatave.

Advertisement