Connect with us

Lifestyle

50 kuriozitete të rralla nëpër botë

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene.

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING