Connect with us

Bota

500 të vdekur nga shpërthimi në spital, Sunak: Raketa u lëshua nga…

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë  raportuar se sipas hetimeve të bëra, ata kanë arritur në përfundimin se raketa e hedhur në spitalin e al-Ahki në Gaza u shkaktua nga një raketë e lëshuar nga një grup militantë palestinez, dhe jo nga një sulm ajror Izraelit, u shpreh Rishi Sunak para deputetëve.

Sunak  përdori këtë vlerësim për të kritikuar disa media që fillimisht raportuan se shpërthimi dukej se ishte shkaktuar nga Izraeli

Gjithashtu në deklaratë, Sunak theksoi nevojën për një zgjidhje me dy shtete, duke thënë se kjo ishte “thelbësore” për paqen e qëndrueshme. Ai tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 20 milionë paund për ndihmë për Gazën.

Advertisement