Kronike
52-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët, dyshohet se është vetëvrarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Proganat të Tepelenës mbrëmjen e kësaj të diele.
Një 52-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik.
Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.