Kronike
52-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht pasi e zunë poshtë pllakat, arrestohet shoferi i kamionit
Pas ngjarjes tragjike në Durrës ku humbi jetën një 52-vjeccar është arrestuar shoferi i kamionit, i cili transportonte pllakat që zunë poshtë viktimën.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme, në lagjen nr.15, ku nga kamioni kanë rrëshqitur pllakat e mermerit, duke e zënë poshtë 52-vjeçarin me iniciale A. K.
Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga shoferi 62-vjeçar, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.
62-vjeccari M. K., akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Sipas policisë vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të shtetasit M. K.