Connect with us

Kronike

55-vjeçari humbi jetën në firmën e mermetit, arrestohen dy përgjegjësit

Një aksident me vdekjen e një punëtori ka ndodhur në Skrapar, në një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë.

Policia lokale njoftoi këtë të Shtunë se është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë Arben Piro, 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.

Teksa nuk jep asnjë detaj më shumë për rrethanat e rastit, policia njofton se ka arrestuar dy punonjës të tjerë të kompanisë në pozicione drejtuese.

Në pranga u vunë Jordan Maçolli, 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe Karail Sterjos, 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori.

Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Advertisement