Rajon
55-vjeçari qëllon aksidentalisht veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos të Greqisë.
Një 55 vjeçar i cili kishte dalë për të gjuajtur ka qëlluar aksidentalisht veten.
Sipas rodiaki.gr, gjahtari ndodhej në një zonë të paarritshme pranë Kalathos (Panagia Tryfenitsa). Në rrethana ende të paqarta, arma e gjahut i ka rënë dhe ka mbetur i plagosur në pjesën e sipërme të këmbëve.
Gjuetari ka kontaktuar me EKAV dhe ka kërkuar ndihmë. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe efektivët e EKAV-së si dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Rodosit.
Operacioni i shpëtimit zgjati 2 orë, pasi zona është jashtëzakonisht e vështirë për t’u aksesuar. Gjuetari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.