Connect with us

Sport

6 gola në dy ndeshje, Juventusi merr fitoren e radhës nën drejtimin e Thiago Mottës

Juventusi është në “Top” formë dhe këtë e ka treguar në dy ndeshjet e para të Serie A, me bardhzinjtë që triumfuan në transfertë me rezultatin 0-3 kundër Veronës.

Sfida nisi mjaft mirë për “Zonjën” që arriti të kalonte në avantazh me anë të Vlahovic në minutën e 28’ dhe 11 minuta më vonë ishte Savona që dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë gjithashtu foli për bardhezinjtë, të cilët shënuan dhe golin e tretë sërish me Vlahovic në minutën e 53’, kësaj radhe falë një penalltie, duke hedhur “KO” Veronën.

REZULTATI:

VERONA 0-3 JUVENTUS

Vlahovic 28’, (P) 53’, Savona 39’

GOLI I PARË I VLAHOVIC (VIDEO)

GOLI I SAVONAS (VIDEO)

GOLI I DYTË I VLAHOVIC (VIDEO)

Advertisement