Kronike
60 mijë euro bizhuteri, arrestohet ‘skifteri’ në Belgjikë
Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë pasi në makinën e tij iu gjetën bizhuteri me vlerë mijëra euro, të cilat ai nuk i kishte justifikuar dhe rezultoi se ishin të vjedhura. Ai u dënua me 18 muaj burg.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari po shkonte drejt Shqipërisë me plotë 57 280 euro bizhuteri të pa deklaruara.
Teksa policia po kontrollonte mjetin që po drejtonte në pikën kufitare të Modanes, ata gjetën një numër të madh bizhuteri të mbështjellë copa pëlhure, dhe i kishte ndarë në tre pjesë, të cilat përmbanin 154 gjerdanë, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe 1 orë Rolex me vlerë rreth 10 mijë euro, në total arrinin vlerën e 57 mijë e 280 eurove.
Shqiptari ka deklaruar para autoriteteve se bizhuteritë ia kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri, por gjykata e Albertville nuk është bindur dhe përveç 18 muajve burg, ai ka marrë dhe një gjobë, me një vlerë të barasvlershme me bizhuteritë e vjedhura.