Connect with us

Politike

60 mijë faqe, zgjerohet dosja “Veliaj”/ Të pandehur 30 persona, shoqëri tregtare e OJF

Gjashtë muaj nga dita ku u arrestua në zyrën e tij të punës me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u njoh me akuzat në paraburgimin e Durrësit.

Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 8 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e paligjshme e sendeve në burg.

Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij.

Në mëngjes herët, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

 

 

SPAK përfundoi hetimet edhe për shtatë biznesmenë, për lidhje me çiftin Xoxa Veliaj.  Në mesin e të pandehurve është deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka e cila akuzohet për veprën penale të pengimit të zbardhjes së të vërtetës. SPAK thotë se Bushka ka kërcënuar Ina Goxhajn që të mos dëshmonte në SPAK kundër Veliajt dhe Xoxës.

Nën akuzë janë vënë familjarët dhe vartës të Ajola Xoxës. Në telashe me drejtësinë është edhe Fatjon Baçi, polic i burgjeve, me telefonin e të cilit Erion Veliaj zhvoilloi disa biseda gjatë transportit nga paraburgimi i Durrësit drejt Apelit.

Dëshmia e Baçit ka nxjerrë në dritë një detaj interesat ku Veliaj përpiqej të dilte nga burgu dhe të kandidatonte si deputet për t’i shpëtuar drejtësisë. Në total në kuadër të kësaj dosje me rreth 60 mijë faqe me të dhënat, janë 30 persona, shoqëri dhe organizata jo fitimprurëse.

SPAK e akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij për një skemë skeme komplekse korrupsioni e pastrimi parash, ku përmes kompanive të kontrolluara në mënyrë direkte apo të tërhortë nga Ajola Xoxa kanë përfituar ryshfet rreth 1 milionë euro nga biznesmenë të cilët ndërkohë merrnin leje ndërtimit.

Erion Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat, duke e cilësuar procesin ndaj tij si “Kafkian” por përpjekjet e tij për të rifituar lirinë kanë rezultuar të pasuksesshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar me urdhër të SPAK deri më tani. Çështja e tij shihet si një test për reformën në drejtësi..

Advertisement