Connect with us

Bota

60-vjeçari thyen rekordin Guinness për mustaqet 64 cm të gjata

Një burrë ka thyer Rekordin Botëror Guinness për mustaqet më të gjata në botë mbi një person të gjallë me përmasa 64 centimetër.

Paul Slosar nga Summerville, Karolina e Jugut, mban titullin botëror pasi ai verifikoi gjatësinë e mustaqeve të tij në Kampionatin Kombëtar të Mjekrës dhe Mustaqeve në Casper, Wyoming.

Rezultati i matjes së mustaqeve ‘të stilit anglez’ u dorëzua më pas në Rekordin Botëror Guinness për verifikim zyrtar.

Rekordi Botëror Guinness tha se mustaqet e 60-vjeçarit kanë të njëjtën gjatësi me një fëmijë katër muajsh.

Paul Slosar është kujdesur mirë për mustaqet e tij në 30 vitet e fundit. Ai thotë se rekordi i tij i ri është përmbushja e një ëndrre fëmijërie.

Jam vënë në dukje gjithmonë për mustaqet e gjata por kurrë nuk e kam menduar se do arrija një rekord botëror.

Advertisement