Connect with us

Kronike

62-vjeçari kanos me armë gruan, arrestohet nga policia

Një 62-vjeçar i identifikuar me inicialet A.A banues në Petrelë ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Sipas Policisë pas dhunës fizike 62-vjeçari e ka kanosur dhe me armë zjarri gruan.

Ndërkohë një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar në kryeqytet. Në prangat e Policisë ka rënë  një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet F.B. 44-vjeçari ka shkelur urdhërin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes e cila, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Dhe njw 21-vjeçar wshtw arrestuar nga blutw e kryeqytetit pasi ka ka ushtruar dhunë ndaj tezes të tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Petrelë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin F. B., 44 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj tezes të tij.

Advertisement