Connect with us

Bota

700 të arrestuar në Iran të akuzuar për lidhje me Mossadin, tre prej tyre ekzekutohen me varje

Gjatë luftës 12-ditore midis Teheranit dhe Tel Avivit, Irani arrestoi 700 persona të akuzuar për lidhje me Izraelin: Të dyshuarit bashkëpunuan me Mossadin dhe kontrabanduan pajisje të përdorura nga organizata në vrasjet e saj

Iran: 3 burra të akuzuar për spiunazh për Izraelin u varën

Irani tha se kishte ekzekutuar tre burra të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Dënimet me vdekje erdhën një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim midis dy vendeve.

“Idris Ali, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul, të cilët u përpoqën të importonin pajisje në vend për të kryer vrasje, u arrestuan dhe u gjykuan për bashkëpunim me regjimin sionist”, tha gjyqësori.

“Dënimi u ekzekutua këtë mëngjes dhe të tre u varën.” Ekzekutimet u kryen në Urmia, një qytet në veriperëndim pranë kufirit me Turqinë, tha gjyqësori, duke ndarë foto të tre burrave me uniforma blu burgu.

Irani është vendi i dytë në botë për numrin më të lartë të dënimeve me vdekje pas Kinës, sipas grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International.

 

 

 

 

 

 

Advertisement