Connect with us

Aktualitet

80-vjetori i çlirimit/ Ambasada e SHBA-ve: Kohë për të nderuar sakrificat

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar shqiptarët në 80-vjetorin e çlirimit të vendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu ambasada shton se është koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, shkruan Ambasada.

Advertisement