Aktualitet
9-vjeçarja ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh shqiptarja e Kosovës

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit.
Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë të Kosovës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime në terren.

