Connect with us

Kosova

Humbet durimi/ Qytetarët e Kosovës s’kanë besim te BE

Humbet durimi/ Qytetarët e Kosovës s’kanë besim te BE-ja

Dy studime që janë publikuar gjatë ditëve të fundit se banorët dhe Kosovës janë duke dhe humbur besimin tek Bashkimi Evropian. Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh faktin që prej katër vitesh Kosova, edhe pse ka kohë që i ka përmbushur kushtet, mbetet i vetmi vend në Ballkan pa liberalizim vizash.

Sipas një studimi të fundit,  64% e të anketuarve në Kosovë besojnë se BE-ja dhe EULEX-i janë të anshëm. Sipas të njejtës anketë, vetëm 42% kanë qëndrim pozitiv për BE-në.

Cameron Mailhot, pedagog  në Universitetin e Cornell në New York, autor i anketës, thotë se mes shqiptarëve vihet re një ndjenjë se BE-ja ka pritje pro-serbe. Pyetësori nuk kishte pyetje konkrete nëse BE-ja është anti-shqiptare pro-serbe, por të dhëna flasin për pakënaqësi në rritje në Kosovë për BE-në dhe misionin e saj EULEX. Për shembull në Kosovë sheh gjithandej parulla të tipit: EULEX-i është prodhim Serb. Përpos këtij anketimi të fundit, edhe një studim i Institutit Republikan Ndërkombëtar, tregon se popullariteti I BE në Kosovë, nga 85% në vitin 2020, në vitin 2022 ka rënë në 77%.

Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, nga vitet 2006 deri më 2013, Pierre Mirel, thotë se një arsye e tillë është mosnjohja e Kosovës nga pesë vende të BE-së: Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania.

Qëndrimet e ShBA-ve dhe BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës, pasqyrohen edhe në këtë pyetësor, ku shumica kanë mendim pozitiv për SHBA, për shkak të mbështetjes së palëkundur pro shtetësisë së Kosovës.

Ekspertët gjithashtu vlerësojnë se arsyeja kryesore për fajësimin e BE-së është mos liberalizimi i vizave, proces që nisi në qershor 2012, kur Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizim vizash me më shumë kushte, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Kosova, deri në miratimin e propozimit duhej të ratifikonte marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi dhe të arrinte rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një ditë më pas, kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini në fjalimin e mbajtur në Parlamentin e Kosovës foli e gëzuar për lajmin. Por festa nuk zgjati dhe u deshën edhe dy vjet të tjera derisa Komisioni Evropian të bënte rekomandimin përfundimtar për liberalizim vizash për Kosovën. Gjithsesi deri tani, vizat as që duken në horizont. Por, megjithë marrëdhëniet e komplikuara, ekspertët janë të një mendimi se Ballkani Perëndimor, në këtë rast Kosova, nuk ka alternativë tjetër veç BE-së.

Advertisement