Connect with us

Politike

Gara për Tiranën/ Ilir Alimehmeti: Nuk kam hyrë për të humbur

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti shpreh dëshirën për të kandiduar si përfaqësues i opozitës për bashkinë e Tiranës, përballë Erion Veliajt. Alimehmeti u shpreh i bindur për një rezultat fitues në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se asnjëherë s’ka hyrë në një garë për të humbur.

Çim Peka: Mamaja ka qenë deputete, babai vetëm kandidat. Ju do ngjasoni politikisht nga mamaja apo babai, do jeni kandidat apo kryetar?

Ilir Alimehmeti: Pyetja e parë do të ishte a je kandidat. Por, në jetën time askund nuk jam futur për të humbur.

Presidenti Bajram Begaj ka caktuar ditën e sotme datën 14 Maj për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2023. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Mirëpo, ende nuk kanë zyrtarizuar emrat.

Advertisement