Connect with us

Pinknews

Dubai Porta Potty/ Arta Nitaj sherr me Ermal Mamaqin

Arta Nitaj ishte njëra nga konkurrentet e spektaklit të vallëzimit ‘’Dance Albania’’, e cila tasjmë është eleminuar nga gara.

Pas kësaj përvoje unike të saj, ku shikuesit panë një anë tjetër të Artës, ajo u rikthye me një intervistë për Prive ku foli rreth shumë detajeve.

Mes tjerash Arta u pyet edhe për ‘’sherrin’’ me Ermal Mamaqin, i cili në rolin e anëtarit të jurisë i bëri një koment modeles.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta ishte pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet.

Biseda nisi nga Ermali dhe vijoi si më poshtë:

Ermali: Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta.

Alketa: Duhet të shkosh në Brazil.

Ermali: Brazil apo Dubai?

Alketa: Po me Dubain ç’kishe tani?

Ndërkohë, në atë moment Arta e mori me sportivitet komentin e Ermalit dhe qeshi duke mos bërë asnjë reagim tjetër, por reagoi pas një jave dhe arsyeja ishin njerëzit e saj të afërm, të cilët ishin prekur nga komenti i Ermalit.

“Për sa i përket komentit që u bë natën e parë , jam munduar të tregoj Artën që kam treguar prej dy vitesh ndaj këtyre komenteve. Nuk jam tip që reagoj në këto situata, sepse siç e tha Ermali nuk më ka dhimbur si koment. Javën e dytë unë reagova vetëm se ua kam pasur borxh njerëzve të mi. Se u prekën, pse ta tha atë koment, pse natën e parë. Unë nuk jam prekur shumë, i kam treguar edhe Ermalit se natën e parë kemi ngrënë darkë bashkë, i gjithë produksioni,”- tha ish-konkurrentja e “Dance Albania”.

Advertisement