Aktualitet
Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ Klodiana Lala: Krahu i djathtë i Ergys Agasit ka përfituar 200 mln euro tendera në AKSHI
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në programin e drekës në News 24 ka dhënë detaje për arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj. Lala tha se ai u arrestua teksa po fluturonte me një avion civil në një kuotë shumë të ulët dhe në momentin kur u kap nga autoritetet e argumentoi fluturimin mbi centralin bërthamor se po fliste në telefon me nënën e tij.
Po ashtu gazetarja deklaroi se emri i Beqirajt është i njohur që nga eskpertimi i videos Meta-Prifti, për skandalin e të dhënave dhe më pas për aferën e AKSHI-t.
Po ashtu Lala tha se së bashku me Ergys Agasin kanë marrë 200 milionë euro tendera dhe kanë sekuestruar miliona euro pasuri.
“Arrestimi një ndër lajmet më të mira për SPAK pasi ky bzinesmen është një nga krerët e grupit kriminal që vepronte kundër AKSHI-t. Bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur në Pendi mbi një central bërthamor, ku rojat kanë kuptuar se ky avion po lëvixte në një kuotë jo në përputhje me rregullat, pasi po punohet për një projekt të ri bërthamor.
Forcat ajrore e kanë shoqëruar akëtë avion civil për të mësuar arsyet se përse po lëvizte në një kuotë më të ulët seç e parashikonte ligji. Ai ka dhënë disa përgjigje që kanë ngritur dyshime të forta. Ai ka deklaruar se ishte duke folur në celular me nënën e tij ndaj ka qenë ulje e paqëllimtë, duke qenë se bëhet fjalë për një central bërthamor, autoritetet kanë shkuar më tej dhe kanë zbuluar se ai është një i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare.
Kishte me vete dhe disa GPS dhe kjo tregon se po bënte lëvizje të planifikuara ndoshta të drejtuar edhe nga persona të tjerë.
Nuk ka ende infromacion për prokurorinë nëse janë gjendur sende të paligjshme dh s’dihet nëse po hetohet në Francë për spiunazh.
A mund të ketë qenë Beqiri duke transportuar paratë e korrupsionit të AKSHI-t?
Arrestimi i tij është një lajm shumë i mirë. Ermal Beqiri u bë shumë i famshëm për ekspertimin e videos së Metës, në vjedhjen e të dhënave, më pas ka marrë pjesën më të madhe të luanit për tenderat e AKSHI-t
Policia e Shtetit ka konfimruar se ai do të dalë para gjykatës dhe më pas në varësi të rrethanave do të paraqitet kërkesa për ekstradim. Rezulton se autoritetet franceze kanë kërkuar që të mos rportohej arrestimi i Ermal Beqirit. Mund të gjenden të dhëna për vepra të rënda penale dhe për momentin është në qeli për llogari të autoriteteve shqiptare.
Përllogariten 80 mijë euro tendera, në kohën që ka aplikuar në AKSH së bashku me Ergys Agasin kanë marrë 200 milionë euro tendra dhe kanë sekuestruar miliona euro pasuri.
Dëshmia e Daniel Shimës është mbajtur Top Secret.
Ermal Beqiri dispononte një patentë për të pilotuar, është i dhënë pas jetës luksoze.
Ka një skaf luskoz, vetëm vera që është sekuestruar në kantinën e Ergys Agsit ka vlerë miliona euro.
Ermal Beqiri është personi që ka instluar edhe kamerat në banesën e Ergys Agasit.
Që nga çështja Meta-Prifti, ka në dorë të dhëna sensitive të institucioneve shumë të larta nga Banka e Shqipërisë apo edhe sistemi i drejtësisë.
Kur Emmanuel Macron bëri vizitë në Tiranë, një ndër personat që shfaqet në krah të tij është Ermal Beqiri dhe si për ironi të fatit është arrestuar në Francë.
Ermal Beqiri nuk ka qenë kurrë pjesë e AKSHI-t, është një ekspert IT.
Geron Meçe u mbajt peng për orë të tëra që të tërhiqej, por dyshohet se ka edhe biznesmenë të tjerë që janë detyruar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të tërhiqeshin.
Prokurorët kanë arritur të siguronin informacion për mënyrën sesi përgatiteshin dokumentet dhe disa biznesmenëve nuk u jepej një certifikatë sigurie dhe nuk mund të konkurronin.
Akuzat ndaj tij janë të rënda dhe marzhi i dënimit është shumë i lartë”, tha ajo.