Politike
Rama rikonfirmon Elton Arbanën në Shijak
Elton Arbana është kryebashkiaku i radhës që rikonfirmohet nga kryeministri Edi Rama për të rikandiduar në zgjedhjet lokale të vitit 2023. I pranishëm në Shijak, teksa ndante çelësat për apartamentet e radhës, pas rindërtimit nga tërmeti tragjik, Rama e konsideroi Arbanën ‘kryebashkiakun e tërmetit’. Kreu i qeverisë tha se do të donte që Arbana të ishte sërish në krye të kësaj bashkie.
“Dua t’i them kryetarit të bashkisë që sot e duam sërish kryetar bashkie, është kryebashkiaku i tërmetit. Sa mirë që i ka zgjidhur konfliktet mes njerëzve, dihet tashmë, çështje pronash, çështje katesh e të gjitha. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht për teë vendosur çdo gjë në vend të vet në lidhje me pronat. Na hyri pandemia në mes dhe kriza energjitike,”- tha Rama.