Connect with us

Sport

Ish-milanisti tregon se kush do e fitojë Botërorin

Botërori po afron dhe kan nisur parashikimet. Legjenda e Brazilit dhe Milanit, Rikardo Kaka shikon Brazilin e tij si favoritin e madh për të ngritur Kupën. Ai gjithashtu zgjodhi edhe skuadrën që mund të bëjë surprizën.

Ish-milanisti tha: Brazili është favorit, pasi prej kohësh punon për këtë projekt. Konfirmimi i trajnerit Tite ishte pozitiv, pasi tani grupi ka eksperiencën e duhur, dhe mund të menaxhojë momentet negative. Në dy vitet e fundit janë rritur shumë Vinicus, Rodrigo, Antony. Ka dhe të tjerë, Bremer nuk e njihja deri para pak muajsh, por është shumë i fortë. Pas Brazilit vë Argjentinën dhe Francën, ndërsa si surprizë të mundshme shikoj Serbinë, është shumë e rrezikshme.

Kaka foli më pas për trashëgimtarët e mundshëm të Messit dhe Cristiano Ronaldon, që mund të ngjiten në skenë për të zënë vendin e tyre në këtë Botëror.

Braziliani u shpreh: Do të më pëlqente shumë që të ishte Neymar për talentin që ka, personin që është dhe kampionin që është bërë. Në disa momente edhe në të kaluarën për mua ka qenë më i mirë. Edhe Mbappe është i jashtëzakonshëm.”

Advertisement