Sport
Gjermania bazohet te Bayerni për Botërorin
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/11/botro.jpg)
Kupa e Botës në Katar nis në 20 nëntor, me trajnerin e Gjermanisë, Hansi Flick, që ka zbardhur listën finale me 26 futbollistët që do mbështetet për të synuar trofeun më të rëndësishëm mes kombëtareve. Mungesë e madhe në këtë event është Marco Reus, me kapitenin e Dortmund që për shkak të një lëndimi ka mbetur sërish jashtë. Reus prej 2012 i ka humbur të gjitha eventet me Gjermaninë, si Europianin dhe Botërorin për shkak të dëmtimit. Trajneri Flick duket se është mbështetur te lojtarët e Bayern Munich, që përbëjnë pjesën dërrmuese të lojtarëve të grumbulluar. Në listë edhe 17 vjeçari i Dortmund, Moukoko. Në grupin E Gjermania ka kundërshtarë Japoninë, Spanjën dhe Kosta Rikën.
Lista:
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)