Connect with us

Politike

TURP/ Gjuhë rruge në Kuvend…Deputetët ‘NAÇU’

TIRANË- Për rreth 1 orë pati debate të ashpra në Kuvend për minutat që i ishin caktuar deputetëve të Rithemelimit për të diskutuar lidhur me projektin e Portit të Durrësit. Rithemelimi kërkoi kohë të palimituar ndërsa mazhoranca kishte vendosur fillimisht 6 orë.

Kërkesa për debat me kohë të pakufizuar u refuzua dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili duket se e ka kthyer në skenar të zakonshëm bllokimin e Foltores, zgjodhi të dalë LIVE në Facebook. Ashtu sikurse herën e fundit, Berisha pretendon se po i marrin kohën deputetëve të Rithemelimit dhe se kryetarja e Kuvendit po ndan deputetët në kategorinë 1 dhe 2.

Por pas tensioneve dhe zaptimit të Foltores nga Berisha dhe besnikët e Rithemelimit, mazhoranca vendosi që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të caktojë nëse debati për projektin e Portit të Durrësit do të jetë pa limit.

Berisha merr me radhë socialistët: Shalsi sa apartamente të vodhën kur ishte në Bashki? Moj Blerina. Noka: Janë kone

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Sali Berisha

Sali Berisha: Si e ka emrin ai? Si e ka emrin ai? (E ka fjalën për Shalsin)

Flamur Noka: Kone, kone. O kone

Sali Berisha: Shalsi sa apartamente ke humbur? Sa humbe herën e parë? Po i kompenson tani ato? Kjo është frika që ju keni nga fjala e vërtetë sepse jeni të kavërdisur nga vjedhjet e mashtrimet, sot po kryeni krimin më të madh në histori, bëni avokat një njeri që porosity vrasje si ai

Sali Berisha: Kush është kjo, kush është kjo

Flamur Noka: Blerina

Sali Berisha: Blerina, moj Blerina. Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregullore, ose ne do të rrimë këtu non-stop. O Shalsi më thuaj pak sa apartamente të morën, 8 të vodhën, tetë apartamente të morën kur ishe në bashki.

Flamur Noka: O Mond dil e fol, dil e fol ti…

“Eja provoje njëherë, je akuzuar për vrasje!”, Berisha akuzon Ballën: Nuk e lan dot porosinë për ekzekutimin e Ravik Gurrës

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në një çështje shumë të rëndë, pas akuzave të Ardian çapjas se ka qenë një politikan “Taulant” në dosjet e avokatit Ravik Gurra, përpara se të vritej.

Në seancën e sotme, Berisha tha se Balla duhet të lëshojë imunitetin dhe të përballet në prokurori me akuzat. Në përgjigje, deputeti socialist kërkoi që Kuvendi të marrë masë për Berishën dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përcaktoi vërejtje. Berisha e quajti edhe Pandeli Majkon ‘kone’ që i doli në mbrojtje Ballës duke folur nga vendi pa mikrofon.

Sali Berisha: Edhe njëherë, osetë drejtat e opozitës do të respektohen ose ne…

Taulant Balla: Neni 2, pika 3 parashikon…

Sali Berisha: Mbylle gojën, shko në prokurori. Je akuzuar për vrasje, ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. shko përballu me akuzat, je i akuzuar për vrasje, është hera e dytë që  akuzohesh për porosi vrasjesh. Mos përdor imunitetin, shko dhe jep llogari. Nuk e lan dot me asgjë porosinë për vrasjen e Ravik Gurrës.

Taulant Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë. Duhet masë disiplinore. Aplikoni masë

Sali Berisha: Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje. është hera e dytë. Në vrasje je implikuar ti, posi posi, eja provoje njëherë…

Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk ikim.

Edmond Spaho: Ose jepi fjalën ose na përjashtona të gjithëve,. parlament pa opozitë nuk ka.

Sali Berisha: Unë përfaqësoj këtu shqiptarët, nëse ju nuk respektoni të drejtat tona, ne do të fitojmë betejën tonë. Mos ikni nga salla, këta kërkojnë të vënë censurën, ky është akt vjedhjeje. Nuk dua ti jap përgjigje atij që është i akuzuar për vrasje. ça thotë ai mo ça thotë, avokati i Taulantit, o kone

Vasili: Ky votim është i paligjshëm, mos u çmendni në këtë farë pike

Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren: Mafia e bitcoinsave dhe

Petrit Vasili

TIRANË– Deputeti opozitar Petrit Vasili ka deklaruar se votimi për diskutimin prej 6 orësh për Portin e Durrësit është i paligjshëm. Gjatë fjalës në Kuvend, Vasili ka theksuar se rregullorja nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme. Po ashtu ai tha se të tilla propozime nuk mund të hidhen në votim.

“Nuk hidhen të votim të tilla propozime, por vetëm ndryshimet në rendin e ditës. Nuk kemi të bëjmë me ndryshime të rendit të ditës. Nuk është se njëra palë vendos për tjetrin. Rregullorja flet qartë. E rë pusho ti! Rregullorja nuk vendoset në mënyrë të njëanshme, mos vendosni në mënyrë të tillë. Mos u çmendni në këtë farë pike”, tha Vasili.

Advertisement