Connect with us

Politike

Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin: Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të rëndë të ndodhur në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe duke dënuar çdo formë dhune dhe ekstremizmi.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini.

Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.

Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim.

Në këto çaste të vështira jam me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë e sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve. Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë”, shkruan Rama.

Advertisement