Connect with us

Sport

Florian Marku zbulon ‘sekretin’ e suksesit

Kampioni i boksit, Florian Marku është një nga sportistët më të komentuar për momentin. Ai e ka bërë disa herë krenare Shqipërinë me fitoret e tij. Marku ishte i ftuar në një intervistë në emisionin “Më Lër të Flas” ku tregoi si ka nisur pasioni dhe puna e tij për boksin

Marku thotë se që prej moshës 12-vjeçare, stërvitet çdo ditë intensivisht.

“Që në moshën 12 vjeç, u rrita me atë disiplinë. Orari i stërvitjes ishte si buka që haja. Jam stërvitur gjithmonë 3-4 orë në ditë. Zgjohem në 5-6 të mëngjesit, është shumë përkushtim”.

I pyetur se cili është çelësi i suksesit, Marku thotë se sa herë futet në ring mendon se si do të fitojë ndeshjen, pasi për të humbja nuk është një opsion.

“Kur hyj në ring, them si mundem të fitoj. Ky është besoj çelësi i suksesit tim. Nuk ka për mua opsion humbje, duhet të gjej mënyrën si të fitoj”, thotë ai.

Advertisement