Connect with us

Kronike

E rrëmbyen dhe dhunuan, arrestime në Tiranë

2 të rinj marrin me forcë brenda makinës 38-vjeçarin dhe e dhunojnë në Tiranë! Në pranga 25-vjeçari, nën hetim dhe një vajzë

Një 25-vjeçar me iniciale D.D., është arrestuar, ndërsa një vajzë, 29 vjeç, me iniciale D.D., është vënë nën hetim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë një person në mjetin e tyre ku dhe e kanë dhunuar.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa dy të rinjtë, 25-vjeçari i arrestuar është nga Tirana, ndërsa vajza e vënë nën hetim është nga Shkodra.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, njofton policia.

Advertisement