Connect with us

Politike

Myslim Murrizi: Non grata i radhës mund të jetë …

Ish-deputeti i PD Myslim Murrizi thotë se shpallja non grata nga SHBA nuk ka asnjë ndikim në politikën shqiptare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi u shpreh se ekziston mundësia që mesazhi kërcënues i ambasadores amerikane të ketë qenë për vetë prokurorët dhe jo për politikanët.

“Nëse ka qenë mesazh kërcënues, unë nuk do të doja po mbase del non grata ndonjë nga këta 17 prokurorët e SPAK, kjo do të jetë e rëndë.

Edhe këta në një shportë me qershi ku është shpërndarë pisllëku kanë qenë në 32 vjet.

Më shumë e shoh kamxhik për këta se sa për politikën, se me politikën e kanë bërë për gjithë këto vite”, tha Murrizi.

Advertisement