Connect with us

Sport

Zyrtare, Chelsea nënshkruan me talentin nga Brazili

Chelsea ka arritur marrëveshje me Vasco da Gama për mesfushorin adoleshent Andrey Santos. Konfirmimi ka ardhur nga klubi brazilian, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Santos është nënshkrimi i tretë i janarit i Bluve të Londrës pasi ata zyrtarizuan nënshkrimin prej 35 milionë funtesh të mbrojtësit të Monacos, Benoit Badiashile dhe David Datro Fofana nga Molde.

Mesfushori u largua nga Vasco da Gama pas 38 paraqitjesh dhe tetë golash. Kostoja e operacionit shkon diku te 12 milionë euro.

Advertisement