Kronike
Momente tmerri/ Shoferi nga Kosova përplaset nga kamioni tjetër, në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka përplasur shoferin e një kamioni.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionit me origjinë nga Kosova, ndodhej jashtë mjetit në momentin e aksidentit, kur është goditur nga kamioni tjetër.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi kosovar ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.
Po ashtu lidhur me aksidentin edhe Autoriteti Portual Durres ka dal me njoftim, ku bëjnë me dije se menjëherë kanë ndërhyrë Forca e Sigurisë Portuale dhe Njësia e Epidemiologjisë e APD-së, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit.
Njoftimi i plotë:
Paraditen e sotme, në zonën e Parkimit TIR, brenda territorit të Autoritetit Portual Durrës, ka ndodhur një aksident rrugor, si pasojë e të cilit një shtetas, i cili nuk është punonjës i Autoritetit Portual Durrës, ka mbetur i lënduar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë Forca e Sigurisë Portuale dhe Njësia e Epidemiologjisë e APD-së, e cila i ka dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit. Më pas, ai është transportuar nga shërbimi i urgjencës drejt Spitalit Rajonal Durrës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia e Shtetit dhe strukturat kompetente po kryejnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.