Connect with us

Bota

Lufta/ Kryeministri britanik: Nuk do të dërgojmë aeroplanë

Qeveria britanike ka thënë se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukraina pasi kjo gjë është jopraktike. Kështu tha kryeministri Rishi Sunak, ndërsa Boris Johnson është angazhuar në një sërë ngjarjesh dhe intervistash në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur fuqishëm dërgimin e avionëve në Kiev.

“Nuk është praktike për momentin dërgimi i avionëve britanikë, ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ukrainasit për të kuptuar nevojat e tyre dhe se si aleatët mund t’i ndihmojnë ata më tej. Duke pasur parasysh kompleksitetin e luftëtarëve britanikë dhe kohët e gjata të trajnimit të nevojshme për t’i përdorur ato ne nuk mendojmë se është praktike,” tha Sunak.

Bota

Si po përpiqet Rumen Radev të bëhet Viktor Orbani i Bullgarisë?

Shumë detaje të ditëve të fundit do të harrohen, por një gjë jo: NATO-ja kishte një takim në Sofje dhe presidenti i Bullgarisë nuk ishte aty. Në atë kohë, ai ishte në Hungari dhe prej andej dërgonte mesazhe që ishin të kundërta me qëndrimet e shumicës së anëtarëve të NATO-s në Sofje.

Një shembull: Asambleja Parlamentare e NATO-s bëri thirrje që Ukrainës t’i lejohet t’i qëllojë objektivat ushtarake ruse me armë perëndimore. Ky ishte një hap i madh përpara, në krahasim me qëndrimet e mëparshme të shteteve anëtare.

Një ditë më herët, presidenti bullgar, Rumen Radev, ishte në Budapest, ku u takua me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, dhe presidentin Tamas Sulyok. Duke folur prej atje, ai tha se lufta në Ukrainë nuk do të ndalet me më shumë armë, por me diplomaci.

Këto dy pozicione nuk përputhen. Radev mund të ketë të drejtë, vendet e tjera të NATO-s mund të kenë të drejtë, por ajo që nuk mund të thuhet, është se Radev e shikon luftën e Rusisë në Ukrainë me sytë e NATO-s.

Për këtë arsye, ai nuk qëndroi në Sofje për të mirëpritur Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha Elena Poptodorova, ish-ambasadore e Bullgarisë në Uashington.

Ajo u tha mediave bullgare se vizitat si kjo në Hungari “mund të riplanifikohen gjithmonë”, ndërsa prania e presidentit në forumin në Sofje ishte “politikisht e rëndësishme”.

“Shpresoj që lajmi në mediat tuaja të mos jetë se ‘Radev e shmangu takimin me [shefin e NATO-s, Jens] Stoltenberg’”, tha vetë Radev nga Zvicra, ku udhëtoi pas qëndrimit në Hungari.

Ai tha se takimet e tij ishin planifikuar përpara se të bëhej e qartë se do të kishte një takim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje.

Poptodorova i sheh gjërat ndryshe – Radev, sipas saj, “kishte qëllim të tregonte, së paku, distancim dhe mosangazhim” – gjë që është “një sinjal i rëndësishëm për Kremlinin”.

Në Hungari dhe Zvicër, Radev prodhoi së paku tri lajme që tregojnë se ai e ruan qëndrimin e tij të vjetër pro-rus për luftën, por se tani shprehet edhe më publikisht. Përveçse shmangu takimin e NATO-s në Sofje, ai po ashtu dha sinjale se:

Paqja në Ukrainë “nuk do të arrihet duke dërguar më shumë armë ose trupa në Ukrainë nga vendet anëtare të NATO-s”. Ajo mund të arrihet me “instrumente diplomatike”, tha Radev në Hungari.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Zyrës së Presidentit me kërkesën për të shpjeguar se çfarë nënkuptojnë instrumentet diplomatike, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Agjencitë e lajmeve raportuan se Radev dhe Orban u shprehën kundër dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë.

Në shkurt, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se një vend i NATO-s mund të dërgojë trupa në Ukrainë. Javë më vonë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, e tha të njëjtën gjë.

Macron tha atëkohë se Perëndimi ka thënë shpesh “jo” dhe “kurrë” për dërgimin e disa armëve në Ukrainë dhe, pastaj, i ka dërguar ato. Radev reagoi ashpër edhe atëherë.

Dy muaj më vonë, ai tha se fitorja ushtarake e Ukrainës ndaj Rusisë është e pamundur. Kremlini e ka thënë këtë vazhdimisht.

Dërgimi i trupave bullgare jashtë vendit mund të vendoset vetëm në Asamblenë Kombëtare, por një propozim i tillë nuk ka qenë kurrë në rend dite. Kjo ishte përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes në Bullgari dhe e kryeministrit Dimitar Glavchev, pas fjalëve të presidentit Radev në Budapest.

Vendet e NATO-s, përfshirë Bullgarinë, nuk kanë detyrim formal për të siguruar mbrojtje ushtarake për Ukrainën, sepse ajo nuk është anëtare e aleancës.

Nëse NATO-ja do ta diskutonte këtë çështje, rezultati, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ishte pozitiv për Ukrainën. Vendimet në aleancë merren me konsensus, që do të thotë se kërkohet pëlqimi edhe i Hungarisë, edhe Sllovakisë – dy vendeve që kanë qeveri me qëndrime shpesh pro-ruse.

Radev e shpjegoi logjikën e tij se si ushtarët bullgarë do të përfundojnë në front: jo sepse dikush do t’i detyrojë, por sepse, edhe nëse vetëm një vend i NATO-s dërgon njësite të veta në Ukrainë, Rusia do të përgjigjet me forcë. Në atë rast, çdo vend i NATO-s, përfshirë Bullgarinë, do të gjendet në një luftë, nga e cila do t’i duhet të mbrohet.

Ai e tha këtë në shkurt – në përgjigje të deklaratave të Macronit.

“Dërgimi i trupave nga një vend i NATO-s në Ukrainë do të nënkuptonte konflikt global”, sipas tij.

Tani, Radev pretendon se me përfshirjen e Perëndimit, Rusia, thjesht, do të thotë: “tani kam të drejtë t’ju godas”.

Ai nuk thotë më se Qeveria bullgare po bën plane të errëta kundër ushtarëve të saj, por se vendet perëndimore që e mbështesin Ukrainën, do t’i tërheqin të gjitha vendet e tjera të NATO-s në një konflikt ushtarak me Rusinë.

Pra, sipas tij, rreziku vjen nga jashtë. Kurse, deri më tash, ka pretenduar se dërgimi i armëve në Ukrainë do ta tërhiqte Bullgarinë në luftë.

Megjithatë, pajisjet ushtarake janë dërguar dhe asgjë nuk ka ndodhur. Bullgaria ka mbetur vend armiqësor për Rusinë siç ka qenë edhe përpara se t’i dërgonte armë Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi Presidencën bullgare për ta pyetur nëse Radev sheh ndonjë dallim në tezat e tij, por nuk mori përgjigje.

Se Rusia ishte e pathyeshme ushtarakisht, ishte një besim i përbashkët në mbarë botën, por ai u dobësua ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës, në vitin 2022.

Që atëherë, Rusia arriti të kapte një të pestën e territorit ukrainas, por më pas e humbi një pjesë të madhe. Pas dy vjetësh luftë, ajo nuk e ka përmbushur ende qëllimin e saj të deklaruar – t’i marrë plotësisht nën kontroll rajonet që i konsideron si “të vetat”.

Përballë saj është një ushtri e rindërtuar më pak se një dekadë më parë. Ushtria e Ukrainës mbështetet në armët e huaja, të cilat shpesh nuk i arrijnë në kohë dhe nuk janë të mjaftueshme. Por, pavarësisht humbjeve në ushtarë dhe pajisje, Rusia i ka intensifikuar kërcënimet e saj dhe pothuajse të gjithë politikanët perëndimorë bëjnë thirrje që potenciali i saj të mos nënvlerësohet.

Kërcënimet përfshijnë goditjen e objektivave ushtarake në vendet perëndimore, përdorimin e armëve bërthamore, rivizatimin e kufijve të NATO-s ashtu siç kanë qenë para vitit 1997. Kjo e fundit nënkupton NATO-n pa Evropën Lindore, pjesë e së cilës është edhe Bullgaria. Dhe pikërisht këtu qëndron edhe dallimi mes fakteve dhe Radevit: ai beson se përshkallëzimi i tensioneve është vepër e Perëndimit.

Marrë nga REL

Continue Reading

Bota

Netanyahu do të flasë në Kongresin Amerikan: Jam i emocionuar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se është “i emocionuar” që ka marrë një ftesë për të folur në Kongresin e SHBA.

“Jam i emocionuar me privilegjin të përfaqësoj Izraelin para të dy dhomave të Kongresit dhe të prezantoj të vërtetën për luftën tonë të drejtë kundër atyre që po përpiqen të na marrin jetën”, shkroi Netanyahu në X

Ndërkohë, Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid i kërkoi qeverisë të mos injorojë marrëveshjen e propozuar nga Presidenti Joe Biden të premten

“Një marrëveshje është në tavolinë dhe duhet të përfundojë,” tha ai.

Continue Reading

Bota

A mund të bëhet president një Donald Trump i dënuar? Çfarë do të ndodhte nëse ai shkonte në burg

Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024 është shpallur fajtor në procesin e parë gjyqësor kundër një ish-presidenti amerikan. Juria e gjykatës në Nju Jork e deklaroi Trump fajtor në 34 pika të aktakuzës. Nga 15 prilli gjykata u mor me akuzën, nëse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2016 u paguan para për të mos u bërë publike historitë e Trumpit për seks jashtëmartesor me një yll pornografie. Ky proces ishte i pari në katër procese gjyqësore, me të cilat duhet të përballet Trump. Në Xhorxhia bëhet fjalë për dyshime se ka pasur përpjekje për të ndryshuar rezultatin e dështuar zgjedhor në këtë shtet federal në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Ka edhe dhe dy procese të tjera kundër tij, ku bëhet fjalë për përhapje gënjeshtrash për manipulime zgjedhore për të qëndruar në pushtet, si edhe për ruajtjen e dokumenteve sekrete qeveritare pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

A mund të kandidojë Trump në rast të dënimit?

Po. Pavarësisht si përfundojnë proceset gjyqësore kundër tij, Trump do të mund të kandidojë për postin e presidentit- Kushtetuta amerikane vendos tre kërkesa për personat që e synojnë këtë post: Ata duhet të jenë qytetarë të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 35 vjeç. Dhe të paktën duhet të kenë jetuar 14 vjet nëSHBA. Askund nuk thuhet, se një kriminel i dënuar nuk mund të kandidojë apo të bëhet president.

A mundet Trump të diskualifikohet në bazë të kushtetutës amerikane, neni 14?

 

 

Paragrafi 3 i nenit shtesë 14 të kushtetutës amerikane, thotë, se personat që “kanë marrë pjesë në një kryengritje apo rebelim”, pasi janë betuar për kushtetutën, janë të përjashtuar nga ushtrimi i “një detyrë civile apo ushtarake në Shtetet e Bashkuara”. Aktivistët që duan të shohin që ish-presidenti të diskualifikohet mbi këtë bazë përmendin sjelljen e Trumpit para sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Ata thonë, se gënjeshtrat e Trumpit, se demokratët i vodhën zgjedhjet, e nxitën turmën e djathtë të mësyjë Kapitolin. Për këtë arsye kjo konsiderohet sipas tyre, si pjesëmarrje në kryengritje.

Në një sërë shtetesh federale ka pasur përpjekje për të larguar Trumpin nga zgjedhjet paraprake mbi bazën e këtij neni shtesë. Në mars 2024, Gjykata Supreme e hodh poshtë kërkesën e Kolorados, duke deklaruar, se shtetet federale nuk kanë kompetencë për të përjashtuar personat nga kandidaturat për poste federale.

A mund të votojë Trump megjithë dënimin?

Me gjasë jo. Trump është i regjistruar si votues në Florida. Personat e dënuar nuk kanë të drejtë votimi aty. “Shumica e të dënuarve në Florida e rifitojnë të drejtën e votimit, pas e kanë kryer plotësisht dënimin e tyre”, shpjegon reporterja për çështjet politike e New York Times, Maggie Astor. Nëse Trump dënohet me kusht, atëherë sërish nuk mjafton koha për shlyerjen e dënimit që ai të rifitojë të drejtën e votës. Masa e dënimit do të jepet më 11 korrik, pak ditë më vonë fillon kongresi i emërimit të kandidatit tek republikanët.

Por nëse Trump do duhej të shkonte në burg, çfarë do të ndodhte?

Për këtë nuk ka një përgjigje të qartë. “Ne jemi shumë larg nga gjithçka që ka ndodhur më parë”, tha Erwin Chemerinsky, ekspert i kushtetutës në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley për New York Times para procesit. “Ky do të ishte spekulim i pastër.” Parë nga ana ligjore, Trump do të kishte të drejtë për kandidaturën e tij, edhe nëse ndodhet në burg. Por një president që votohet, në një kohë që është në burg, do të ishte një sfidë logjistike. Repoterja Astor, spekulon, se Trump mund të kërkojë lirimin “me arsyetimin, se burgosja e tij do ta pengonte që të përmbushte detyrimet e tij kushtetuese si president.” Por gjithçka është spekulative, kjo nuk ka ndodhur më parë, dhe nuk është e lehtë të bëhen parashikimet./DW

Continue Reading

Bota

Shembet një ndërtesë 4-katëshe në Stamboll, raportohet për persona të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë katërkatëshe është shembur në lagjen Kuçukçekmeze të Stambollit, ndërsa raportohet për persona të bllokuar nën rrënoja. Arsyeja e shembjes ende nuk dihet.

Ndërsa polica ka nisur menjëherë hetimet.

https://x.com/Darkwebhaber/status/1797150752361660727

Continue Reading

Bota

Para zgjedhjeve/ Analiza e DW: Jo shumë mbështetje për BE mes gjermanëve

Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë mënjanë Indinë. Rreth 450 milionë qytetarë në BE janë të thirrur të votojnë më 9 qershor për parlamentin e ri me 720 deputetë. Prej javësh aktivistët janë në rrugë për të promovuar politikën e partive të tyre, por shumë vetë nuk janë të interesuar. Katër nga 10 votues nuk do të shkonin të votonin në qershor për Parlamentin Europian. Kjo del nga një sondazh për trendin gjerman i televizionit publik gjerman, ARD.

Sipas të dhënave të sondazhit, opozita e CDU/CSU në Gjermani ka shansin të jetë forca kryesore në zgjedhjet europiane. Me rreth 29% rezultati, sipas sondazhit, nuk do dallonte shumë nga zgjedhjet e para 5 viteve, por megjithatë opozita kryeson. Kurse socialdemokratët arrijnë vetëm 15% në sondazhe, Të Gjelbrit 14% dhe partia liberale, FDP vetëm 4%. Partitë e koalicionit arrijnë rezultat shumë më të dobët se në zgjedhjet europiane në vitin 2019. Partia e re Aleanca Sahra Wagenknecht arrin menjëherë 6% në sondazh. Të majtët arrijnë vetëm 3%.

Klima dhe mbrojtja e mjedisit humbasin rëndësinë

Lidhur me pyetjen, se cila është tema më e rëndësishme për vendimin e votimit për një parti të caktuar, të anketuarit përmendin kësaj here paqen, temat sociale dhe imigrimin. Renditja e çështjeve më shqetësuese qytetarët gjermanë kështu ka ndryshuar nga ajo para pesë vjetësh. Para një gjendjeje të ndryshuar të kërcënimit të sigurisë, sigurimi i paqes merr një rëndësi të veçantë për votuesit duek arritur 26%. Rëndësi ka fituar edhe siguria sociale, çdo i katërti votues do të orientohej për votimin tek siguria sociale. Përkundër kësaj tema e klimës dhe mjedisit ka humbur rëndësinë, krahasuar me vitin 2019, kur ishte tema kryesore mes të anketuarve. 14% i japin rëndësi kësaj teme në voti

 

 

Humb entuziazmi për BE

Në vitin 2019 mes gjermanëve BE vlerësohej më pozitivisht se aktualisht. Vetëm katër nga dhjetë qytetarë gjermane janë tani të mendimit, se të qenurit pjesë e BE sjell avantazhe për Gjermaninë. Për 19% të qenurit vend anëtar sjell më shumë disavantazhe. Nëse para pesë vjetësh 55% e qytetarëve të anketuarve ishin për thellimin e integrimit brenda-europian dhe dhënien e më shumë kompetencave tek BE, sot janë vetëm 48%. Shumë vetë e shohin me pesimizëm të ardhmen e BE.

Studiuesit e opinionit kanë dashur të dinë se si e vlerësojnë votuesit presidenten e Komisionit Europian, gjermanen, Ursula von der Leyen, kandidate e Partive Popullore Europiane për një mandat të ri. Rezultatet e sondazhit tregojnë, se mbështetja për von der Leyen nuk është shumë e madhe. Katër nga 10 të anketuar i mbështesin ambiciet e von der Leyen si presidente e KE, mes tyre shumica nga radhët e CDU/CSU, por edhe socialdemokratët e Të Gjelbrit. Por ka edhe shumë qytetarë me të drejtë vote që e refuzojnë një mandat të ri të saj.

Videoja me tone raciste në Sylt jo rast i vetëm

Zhvilluesi i sondazheve, Infratest-dimap ka hedhur një vështrim edhe në atmosferën e përgjithshme në Gjermani: Për këtë janë pyetur në mënyrë përfaqësuese 1479 qytetarë. Aktualisht shkaktoi zemërim në Gjermani një video e shkurtër gjatë një party në ishullin gjerman Sylt, ku disa të rinj këndonin nën hitin e Gigi D’Agostions, “Gjermania gjermanëve”, “Jashtë të huajt”. Ndërkohë është bërë e qartë, se kjo video nuk ka qenë e vetmja. Edhe në raste të tjera janë dëgjuar nën këtë melodi tone raciste.

Trendi gjerman tregon, se ky fenomen i shqetëson gjermanët. Vetëm përkrahësit e AfD-së, 75% e të anketuarve aty uk shprehen me shqetësim për tonet raciste në video.

AfD gjen mbështetje për temën e azilit dhe refugjatëve

Nëse të dielën e ardhshme do të zhvilloheshin zgjedhje në Gjermani, AfD do të merrte 18% të votave, 4% më pak se në fillim të vitit. Dy të tretat e qytetarëve e shohin AfD si kërcënim për demokracinë në Gjermani. Një numër në rritje i qytetarëve e akuzon këtë parti se mban shumë ekstremistë të djathtë në radhët e saj. Në të njëjtën kohë 44% e të anketuarve gjermanë e vlerësojnë pozitivisht që AfD, kur ajo kërkon të kufizojë ardhjen e të huajve dhe refugjatëve në Gjermani-

Qeveria e koalicionit në Berlin vazhdon të vlerësohet negativisht. 74% e të anketuarve nuk janë të kënaqur me punën e socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve, FDP. Nga ana tjetër vetëm çdo i pesti i anketuar ka besim, se opozita e CDU/CSU do t’i zgjidhte më mirë problemet aktuale të vendit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING