Politike
Evi Kokalari thirrje Berishës: Prish koalicionin me Metën
Evi Kokalari, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë një sugjerim Sali Berishës, se nëse vërtet do që ta fitojë ‘revlocionin’ për të cilin flet, duhet të bëjë disa hapa.
Në 5 pikat që rendit Kokalari drejtuar Berishës, prishja e koalicionit me Metën është e para.
“Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:
1- Prishë koalicionin me LSI.
2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar.
3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët.
4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal.
5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme.
Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në radhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.
Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët.
Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre.
Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj radhe, do kishte shumë mbështetje sot” shkruan Kokalari.