Connect with us

Politike

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD

Vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD: Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar :

“Prishja e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese”.
Ne lidhje me ankimin e mësipërm është shqyrtuar  në Gjykatën e Shkallës të Parë “Disponimi i ankimit” dhe  me vendimin nr. 508 Regj.  Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muça ka vendosur:

“- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në datë 16.05.2022, u depozituan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë :

(i) Apel kundërshtues në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, me të cilin është kërkuar mospranimi i ankimit të bërë nga Z. Enkelejd Alibeaj datë 04.04.2022;

(ii) Ankimi në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, kundër vendimit nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e këtij vendimi, duke vendosur mospranimin e ankimit të palës ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, të përfaqësuar nga nënkryetari Z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shqyrtua sot më datë 03.03.2023 ora 11:00.  Trupi gjykues përbëhet nga : Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë z. Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, trup gjykues i caktuar me shortin elektronik të datës 03.02.2023.

Që në fillim të seancës gjyqësore, pala kërkuese përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit parashtroi si  kërkese paraprake kërkesën për mopranimin e ankimit të paraqitur nga PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak mungese legjitimimi në paraqitjen e ankimit. Sipas kësaj kërkese të palës krkuese, ankuesi PDSH , përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, nuk ka të drejtë për të bërë ankim dhe për të qënë pjesë e procesit gjyqësor.

Kundrejt këtij pretendimi, përfaqësuesi i ankuesit PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim u shpreh se tërheq të drejta në këtë proces gjyqësor dhe i takon të bëjë ankim ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sipas nenit 15 të Ligjit ‘Për partitë politike”.

Trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim të ndërmjetëm dhe pas konsultimit, u vendos që në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata do të shprehej pasi të shqyrtonte ankimin dhe apelin kundërshtues.

Në vijim të seancës, pati debat gjyqësor duke paraqitur parashtrime shtesë me shkrim dhe realizuar pyetje palët ndaj njëra-tjetrës.

Pala kërkuese e këtij gjykimi PDSH përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kishte ushtruar njëkohësisht apel kundërshtues dhe gjithashtu ankim ndaj vendimit për disponimin e ankimit nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në përfundim pala kërkuese kërkoi: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ose rrëzimin e ankimit.

Pala ankuese PDSH përfaqësuar nga Nënkryetari Enkelejd Alibeaj me autorizim kërkoi: Prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 dhe pushimin e gjykimit ose në alternativë, prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datw 03.03.2023, vendosi:

Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.
Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.Tiranë, 03.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Politike

Dumani iu shmang pyetjes për Irena Gjokën/ Çollaku: Mbrojti veten

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani sot në Komisionin e Ligjeve, lidhur me fshjen e së kaluarës nga gjyqtarja e lartë Irena Gjoka.

Çollaku tha se përgjigja e Dumanit ishte më tepër duke mbrojtur vetveten sesa Irenën”!

“Dumani deklaroi se janë rritur procedimet penale në drejtimin “kryesisht”. Është e pamjaftueshme kjo për të hetuar “kryesisht”?! Ka tri shkelje që janë publikisht, mediatikisht, prej tre muajsh, katër muajsh që edhe një prokuror rrethi do t’i regjistronte dhe përcillte për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, meqenëse këta nuk kanë kohë të merren me këtë histori si dhe fakti që nuk shprehet dhe për përgjigjen për z. Berisha, se nëse shprehet për të, është duke mbrojtur veprimet e paligjshme të një gjyqtareje.

Në deklarimet e mëparshme dihet afërmendsh që vendoset kështu, por unë shoh një gjendje varësie, varësinë e Prokurorisë së Posaçme nga mënyra sesi është ndërtuar ligji, në nenin 12 të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, pika 3, ku thuhet…”prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë; mandati i tyre i tyre ndërpritet ose pezullohet menjëherë sapo Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë të nisë një procedim disiplinor…”

Mjafton një Rrahim aty që bën një shkresë që xhaketa s’më pëlqen dhe nis procedimin, ndërpret mandati… Prokuroria e Posaçme heton! Është përgjegjësi, kompetencë e Prokurorisë së Posaçme!’, deklaroi Çollaku.

Continue Reading

Politike

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas falenderon kryeministrin për…

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky falënderon Ramën për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të Paqes.

Ndër të tjera presidenti Zelensky e ka quajtur Ramën si ‘mik i shkëlqyer i Ukrainës’.

Continue Reading

Politike

Takimi me Ramën/ Cameron bisedë telefonike me Begaj: Shqipëria aleate e ngushtë e NATO-s

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj.

Këtë të mërkurë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Rama.

Megjithatë Cameron sipas Zyrës së Jashtëm të Komonuelthit, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin Begaj, ku kanë folur për rolin e Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe mbështetjen për Ukrainën.

Continue Reading

Politike

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Meta: Qëndrimi i Ramës në shërbim të Vuçiç

– Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për mardhënien Kosovë-Serbi, ndërsa është ndalur edhe tek raporti i kryeministrit Edi Rama, me homologun e tij Albin Kurtin. Në një intervistë për Radio Dukagjini, Meta shprehet se Edi Rama ka bёrё dhe bёn shёrbime tё vazhdueshme anti-Kosovё. Sipas Metës qasja që Rama ka treguar ndaj çështjes është në shërbim të Vuçiç.

“E kemi shumё tё qartё se zoti Rama ёshtё njё nga iniciatorёt kryesor edhe pse inferior pasi superior ka qenё gjithmonё Vuçiҫi i atij procesi qё ndёrroi tri emra nga ‘Mini-shengen’ deri te ‘Ballkani i hapur’ njё process i cili ishte si kundёrvёnie ndaj procesit tё Berlinit dhe process i cili synonte tё asgjёsonte praktikisht Kosovёn. Mos tё harrojmё qё ai (Rama) ishte edhe nxitёs i ҫёshtjes sё ndryshimi tё kufijve me idenё gjoja do arrihej njё zgjidhje e madhe duke e hapur kёshtu ‘Kutinё e Pandorёs’ e cila i shёrbente jo vetёm synimeve tё Serbisё po sidomos tё Rusisё nё njё moment kritik jo vetёm pёr ballkanin po pёr kontinentin. Po kёshtu ёshtё ai qё e hodhi nё gjyq si kryeministёr i Shqipёrisё, Kryeministin e Kosovёs, Ramush Haradinaj”, thotë Meta ndër të tjera.

Continue Reading

Politike

Shkarkime e transferime të padrejta, SPAK nis hetim të dytë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

Një dosje e dytë kundër ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” është rihapur në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një tablo të qartë se SPAK, ka marrë indicie të forta nga një prokurori rrethi, duke çuar në nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit që drejtoi për 5 vite me radhë Prokurorinë e Përgjithshme.

Hetimet janë përqendruar në veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, gjatë periudhës kur Llalla ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gazetari Qyno raporton se objekt i këtij hetimi janë disa raste vendimmarrje të ish-kryeprokurorit Llalla në shkarkimin e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe transferimin në kundërshtim me ligjin të disa prokurorëve.

Rasti në fjalë ka marrë indicie pas një kallëzimi të paraqitur në prokurorinë e Tiranës, nga një oficer i policisë gjyqësore në Gjirokastër.

Ky oficer ka pretenduar në kallëzim se është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, vetëm për një koment të bërë në profilin “Facebook”, ku përmes tij kritikonte punën e ish-ministrit të Brendshëm në atë kohë, Saimir Tahiri, në luftën e padrejtë kundër asgjësimit të drogës.

Me urdhër të Llallës, oficeri pretendon se është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme duke u përjashtuar nga organika e prokurorisë së Gjirokastrës, pa ndjekur një procedurë ligjore siç e kërkonte ligji i kohës.

Vendimin për shkarkim oficeri e ka ankimuar në gjykatë duke fituar të drejtën për rikthimin në punë dhe kompensimin financiar. Në kallëzim oficeri ka bashkangjitur dhe vendimin e gjykatës së Tiranës, që e rikthente në punë duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit të Adriatik Llallës.

Por në kuadër të hetimeve që janë kryer për këtë rast, prokuroria e Tiranës, ka marrë në trajtim verifikimi dhe disa praktika të tjera të shkarkimit të menjëhershëm të punonjësve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe transferimin në kundërshtim me ligjin të 6 prokurorëve të kësaj prokurorie në prokuroritë e rretheve.

Bëhet fjalë për nëpunës të administratës civile në Prokurorinë e Përgjithshme, të shkarkuar direkt me urdhër të Llallës dhe 6 prokurorët e transferuar po me urdhër të Llallës, janë Kasëm Berberi, Bilbil Mete, Bujar Sheshi, Hysen Keta, Kujtim Luli dhe Isa Jata.

Të gjitha transferimet janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke larguar 6 prokurorët e vjetër nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurorinë e Tiranës, Kavajës, Përmetit dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda.

Urdhri për transferimin mësohet se është kundërshtuar në Gjykatën Administrative, duke sjellë shfuqizimin e tij dhe urdhëruar që 6 prokurorët të kthehen në detyrën e mëparshme, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Të gjitha vendimet e gjykatave janë administruar nga prokuroria e Tiranës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se gjatë ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka shkelur normativat ligjore duke marrë vendime të gabuara për transferimin në mënyrë të padrejtë të 6 prokurorëve, shkarkimin pa të drejtë të oficerit të policisë gjyqësore në Gjirokastër dhe shkarkimin pa të drejtë të disa prej punonjësve të administratës civile në Prokurorinë e Përgjithshme.

“…paligjshmëria e kryeprokurorit Llalla, është konstatuar dhe nga disa vendime gjykatash në vend…”-thuhet në dosjen e prokurorisë.

Duke qenë se Llalla mbante funksionin e lartë shtetëror dhe vepra penale e “Shpërdorimit të detyrës” është kryer nga një zyrtar i lartë i shtetit, prokuroria e Tiranës ka vendosur të shpallë moskompetencën juridike të hetimit të kësaj dosje, duka ja kaluar çështjen për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Brenda një periudhe tre vjeçare tashmë kjo prokurori do regjistrojë një dosje të dytë për ish-kryeprokurorin Llalla, që lidhet me “Shpërdorimin e detyrës”.

Në muajin dhjetor 2021 u raportua se ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, ka kërkuar azil politik në Romë pas dënimit në muajin Tetor 2021 me 2 vite burgim, për akuzën e “mosdeklarimit të pasurisë”.

Llalla u ndalua në Italia në datën 10 dhjetor 2021 dhe më pas u la i lirë, pas kërkesës për statusin e azilantit. Aktualisht Adriatik Llalla, qëndron i lirë në këtë shtet duke fituar dhe lejen e qëndrimit të përhershëm në Itali.

Marrë nga Ora News

Continue Reading
Advertisement

TRENDING