Connect with us

Aktualitet

Operacion “blic” në Fier e Vlorë, gjendet furgoni i mbushur me drogë

Një aksion antidrogë po zhvillohet në Vlorë e Fier, pas gjetjes së një skafi e një furgoni të mbushur me drogë. Mjetet u gjetën në Darëzezë të Fierit dhe dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Ndaj, ‘Delta Forcë’ po kryen kontrolle në det, ndërsa Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit po asistohet nga Forcat e Ndërhyrhjes së Shpejtë për të vijuar operacionin nga toka.

Kontrollohet po fokusohen në vijën bregdetare nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, Delisuf, grykëderdhje e Vjosës dhe në bregdetin e Semanit. Nuk dihet ende sasia e drogës që është gjetur në furgon. Ende nuk bëhet me dije nëse nga operacioni ka persona të arrestuar.

Advertisement