Connect with us

Kosova

Osmani: Kushtetuta është shtylla e demokracisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot, në 15 vjetorin e Kushtetutës, është shprehur se Kushtetuta është shtylla e demokracisë së vendit.

Osmani ka potencuar se sot dhe gjithmonë, do të vazhdojmë të udhëhiqen nga vizioni i guximshëm dhe progresiv i Kushtetutës për lirinë, barazinë dhe drejtësinë për të gjithë.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Advertisement