Shkrime
Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?!
Me rreth 600.000 banorë, Mali i Zi luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ai është faktor i rëndësishëm për NATO-n, pasi i ofron kontroll të plotë të bregut të Adriatikut. Përtej kësaj, ka edhe statusin e vendit më të suksesshëm në rajon përsa i përket procesit integrues në BE.
Arkitekt i gjithë kësaj ka qenë Millo Gjukanoviç. Herë si kryeministër, herë si president, ai ka udhëhequr politikën malazeze për më shumë se 30 vjet. Ka qenë udhëheqësi më jetëgjatë i zgjedhur në Evropë, por që kësaj epoke I erdhi fundi me zgjedhjet e 3 prillit, ku fitoi perball tij per postin e presidentit, Jakov Millatoviç, humbje e cila ishte e para për Gjukanovic qe prej vitit 1990.
Kundërshtari i tij në balotazhin e 3 prillit, Jakov Millatoviq, fitoi 59 për qind të votive, nje fitore qe sipas tij, Mali I Zi ka 30 vite qe e pret.
Persa i përket politikës ndërkombëtare, Millatovic ka thënë se nuk do të vë në pikëpyetje anëtarësinë e Malit të Zi në NATO, e as procesin euro-integrues.
Ky zotim, megjithatë, shihet me skepticizëm nga disa njohës të çështjeve politike në Mal të Zi, për faktin se Millatoviq ka të kaluar me Frontin Demokratik pro-serb.
Millatovic ka thënë këtë javë se vendi i tij nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës, e cila vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Për më tepër, Serbia ka lobuar në vende të ndryshme që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen e saj.
Zllatko Vujoviç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Podgoricës, shpreh bindjen se aktualisht, presidenti I ri nuk mund t’i lejojë vetes konfrontime me partnerët ndërkombëtarë.
Megjithatë, është i qartë qëndrimi i tyre negativ ndaj pavarësisë së Kosovës. Deklarata e tij është vetëm një lëvizje taktike, për të mos nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Unë besoj se ai do të bëjë gjithçka të mundur që marrëdhëniet me Kosovën të jenë minimale, ekskluzivisht teknike, pa ndonjë bashkëpunim real. Shumica dërrmuese e zyrtarëve në partinë e tij kanë qëndrim negativ kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, nuk e njohin atë, por i druhen reagimit të partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Vujoviç.