Bota
Mega-aksion kundër mafias, arrestohen 200 persona
Departamenti i Krimit të Organizuar dhe policia e Hong Kongut arrestoi më shumë se 200 persona në një operacion kundër mafias në rajonin special administrativ kinez. Aksioni i policisë, i quajtur “Hije rrjedhëse”, u zhvillua midis të enjtes dhe të shtunës, për të luftuar krimin dhe aktivitetet e mafias kineze, të njohura si triada, por arrestimet u kryen sot.
Operacioni përfshinte bastisje në vende të ndryshme të lidhura me krimin e organizuar, të cilat rezultuan në sekuestrimin e një sasie të vogël armësh dhe droge, si dhe pajisje dhe materiale të përdorura në lojërat e paligjshme të fatit.