Connect with us

Politike

Gara për “byrekun” 850 milionë euro të bashkive

Ethet e fushatës vendore kanë arritur në kulmin e tyre. Kryebashkiakët që rikandidojnë, nxitojnë të tregojnë punët që kanë bërë për njësitë përkatëse që ata kanë drejtuar dhe duan të kryesojnë edhe për të paktën katër vitet e ardhshme.

Kandidatët e rinj, që duan të marrin frenat e bashkisë, tentojnë të gjejnë të “çarat” në punët e deritanishme të kundërshtarëve të tyre.

Buxhetet që ata do të menaxhojnë nuk janë të vogla.

Sipas të dhënave të raportit të financave vendore, një publikim i CoPlan, fondet në total, që kishin në dispozicion 61 bashkitë në vend, ishin rreth 100 miliardë lekë në vitin 2021, ose rreth 850 milionë euro.

Me përjashtim të Tiranës, që siguron vetë mbi 60% të të ardhurave, 70% e fondeve të bashkive të tjera vijnë nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara që u jep qeveria qendrore.

Sipas CoPlan, pavarësisht burimit të financimit, për vitin 2021 bashkitë patën në dispozicion rreth 36,522 lekë (312 euro) për frymë.

Niveli më i ulët i së ardhurës për frymë prej rreth 21,829 lekësh (186 euro) u shënua në Bashkinë e Shkodrës dhe niveli maksimal i burimeve financiare për frymë u shënua në bashkitë Dropull (e cila renditet ndër bashkitë me popullsinë më të ulët) dhe Himarë.

Të gjitha bashkitë, veç kryeqytetit, varen nga pushteti qendror

Paratë që qeveria jep për pushtetin lokal, përmes transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit që kanë në dispozicion bashkitë në vend, me përjashtim të Tiranës.

Vetëm kryeqyteti arrin të sigurojë vetë rreth 60-65% të të ardhurave, ndërsa për bashkitë e tjera, kjo peshë nuk arrin më shumë sesa 30%.

Sipas CoPlan, në fund të vitit 2021, të ardhurat nga burimet e veta vendore përfaqësuan rreth 29% të burimeve totale dhe pjesa tjetër erdhi nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara.

Transferta e kushtëzuar është fondi që i jepet pushtetit vendor nga Buxheti, i cili duhet të përdoret vetëm për qëllimin dhe sipas rregullave të vendosura nga qeveria qendrore.

Peshën më të lartë e ka Ministria e Shëndetësisë, me gati gjysmën, që jepet për mbrojtjen sociale.

Transferta e pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit u jepet njësive të vetëqeverisjes vendore për financimin e ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj, ku hyn kryesisht financimi i kopshteve dhe çerdheve, konviktet etj.

Varësia e lartë e të ardhurave nga pushteti qendror ul eficiencën e administratës lokale dhe i lë ato në dorën e “preferencave” politike të organeve të qeverisjes qendrore.

Në vitin 2021, të hyrat nga transferta e pakushtëzuar (e përgjithshme dhe sektoriale për funksionet e reja) shënuan një nivel prej rreth 27.2 miliardë lekësh, në rritje me rreth 6.6% në terma vjetorë (rreth 27% e totalit)

Për transfertat e kushtëzuara, viti 2021 shënoi një nivel prej rreth 43 miliardë lekësh, në rritje me rreth 10% krahasuar me një vit më parë, sipas CoPlan, ose rreth 43% e totalit.

Nga i mbledhin bashkitë të ardhurat e veta

Në terma nominalë, 61 bashkitë në vend mblodhën vetë nga taksat e tarifat rreth 29 miliardë lekë në vitin 2021, në rritje me rreth 22% krahasuar me nivelin e mbledhur në vitin 2020. Gati 60% të kësaj shume e mblodhi vetëm Bashkia e kryeqytetit.

Mesatarisht, në 61 bashkitë në vend, të ardhurat nga taksat vendore përfaqësojnë rreth 61% të të ardhurave nga burimet e veta vendore, të ardhurat nga tarifat rreth 37% dhe të ardhurat e tjera rreth 2%, sipas CoPlan.

Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall).

Së bashku, këto dy lloje taksash përfaqësuan rreth 86% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore. Në të kundërt, pesha dhe kontributi i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe i taksave të tjera vijuan të jenë të ulëta.

Të ardhurat nga tarifat vendore përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të hyrash në buxhetin vendor (vlerësuar në rreth 37% të të ardhurave nga burimet e veta vendore), mbi të cilat bashkitë kanë autonomi të plotë vendimmarrje (në përcaktimin e bazës, nivelit, lehtësive dhe përdorimin e tyre.

Këtu përfshihen tarifat e pastrimit, gjelbërimit, zënies së hapësirave publike etj.

Shqipëria, një destinacion i preferuar turistik, por kjo nuk po përkthehet në të ardhura për pushtetin lokal

Në vitin 2022, në vend u regjistruan më shumë se 7 milionë hyrje nga shtetasit e huaj, duke shënuar rekord historik.

Por, pushteti lokal, sidomos në zonat bregdetare, ka përfituar shumë pak nga bumi i turistëve të huaj. Të ardhurat nga taksa e fjetjes kanë peshë minimale në buxhetin e Bashkisë, me më pak se 2% të totalit që mblidhen nga taksat e tarifat.

P.sh., Durrësi në vitin 2021 siguroi vetëm 1.2% të të ardhurave të veta nga taksa e hotelit, më pak edhe se Shkodra, që e kishte këtë peshë në 1.8%. Në Vlorë, treguesi arrin në 1.5%.

Ndërsa kryeqyteti, i cili ka një hov të ndërtimit të hoteleve të reja, edhe për shkak të heqjes së taksave për hotelet me 5 yje, siguron vetëm 0.4% të të ardhurave të veta, sipas të dhënave të raportuara nga CoPlan.

Sipas CoPlan, në vitin 2021, rreth 36% e të ardhurave nga taksa e hotelit u mblodhën në Bashkinë e Tiranës, ndjekur nga Bashkitë Durrës dhe Sarandë, të cilat mbledhin përkatësisht rreth 10%, Bashkia e Vlorës me rreth 8% dhe Bashkia e Shkodrës, me 7% të të ardhurave totale të mbledhura nga kjo taksë.

Së bashku, këto bashki mblodhën rreth 75% të të ardhurave nga taksa e hotelit për vitin 2021. CoPLan thekson se niveli i të ardhurave të mbledhura nga taksa mbi veprimtaritë e shërbimit hotelier qëndron ndjeshëm nën potencialin e kësaj takse.

Një problem shqetësues në sektorin e turizmit është informaliteti, i cili shfaqet në forma të ndryshme, si mosregjistrimi i strukturave akomoduese apo kapaciteteve reale, mosdeklarimi i netëve të qëndrimit, apo deklarimi i numrave fiktivë etj.

Ekziston një hendek i madh në numrin e strukturave akomoduese të deklaruara përkundrejt atyre që realisht ushtrojnë aktivitetin në territor, thuhet në raportin vjetor të financave vendore 2021.

Në mungesë të formalizmit të sektorit, bashkitë humbasin çdo vit të ardhura për buxhetet e tyre, të cilat mund të përdoreshin në përmirësimin e strukturave dhe infrastrukturave turistike.

Bashkitë shpenzojnë më pak se rajoni, por nuk kursehen për paga

Niveli i ulët i të ardhurave që mbledhin bashkitë nga taksat dhe tarifat reflektohet dhe në shpenzimet që ato bëjnë.

Sipas CoPlan, treguesi i shpenzimeve të kryera me fonde të veta ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është mesatarisht rreth 3.3%.

Ky tregues qëndron ndjeshëm nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP, mesatarja 5.5%), vendeve të Europës Juglindore (EJL, mesatarja 6%), vendeve të EU28 (mesatarja 10.6%) dhe vendeve të OECD-së (mesatarja 15.5%).

Sipas CoPlan, përdorimi i parave në dispozicion të bashkive është një aspekt thelbësor për zhvillimin afatgjatë në përgjithësi dhe atë vendor në veçanti.

Vizioni afatgjatë i zhvillimit, objektivat strategjikë dhe investimet parësore janë të përcaktuara në dokumentet e planeve të përgjithshme vendore të bashkive (PPV-ve, strategjia për zhvillimin e territorit dhe plani i investimeve kapitale) dhe teorikisht zbatohen nëpërmjet përfshirjes së tyre në planet buxhetore afatmesme (PBA) dhe buxhetet vjetore.

Nisur nga numri i lartë i shërbimeve publike për t’u administruar, duket se vëmendja e bashkive është më shumë e zhvendosur në mbulimin e shpenzimeve korrente për ofrimin e tyre.

Ndonëse në pesë vitet e fundit, fondet për investime nga qeveria qendrore (në trajtën e fondeve të kushtëzuara përfshirë fondet nga FZHR) kanë kontribuar në rritjen e investimeve në territoret e bashkive, niveli i tyre mbetet ende i ulët përkundrejt vizionit zhvillimor afatgjatë.

Ndërsa nuk arrijnë që të shpenzojnë për të mirën e komunitetit, bashkitë nuk janë kursyer për personelin, të cilat mesatarisht përbëjnë rreth 25% të totalit të shpenzimeve (përfshirë fondet e veta dhe transfertat).

Sipas CoPlan, në vitin 2021, kategoria e shpenzimeve për personelin (paga dhe sigurime) përthithi rreth 24 miliardë lekë, në rritje me rreth 8% krahasuar me vitin 2020.

Kjo kategori shpenzimesh përfaqësoi rreth 46% të shpenzimeve me fonde të veta të kryera nga bashkitë gjatë vitit 2021 (niveli më i lartë historik). Në bazë të ligjit për pushtetin lokal, bashkitë e përcaktojnë vetë nivelin e pagave të personelit, bazuar në kriteret përkatëse.

Tirana dhe Durrësi dominojnë investimet kapitale. Sipas CoPlan, historikisht, ecuria e shpenzimeve kapitale është përcaktuar gjerësisht nga shpenzimet për investime të kryera nga Bashkitë Tiranë dhe Durrës.

Për vitin 2021, shpenzimet kapitale të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës përfaqësuan rreth 30% të shpenzimeve totale për investime të kryera me fonde të veta nga 61 bashkitë në vend.

Ky nivel investimesh rezulton të jetë në rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë (-48%) dhe të paraqesë nivelin më të ulët që prej vitit 2015. Në mënyrë të ngjashme, Bashkia e Durrësit që prej vitit 2020 ka tkurrur ndjeshëm nivelin e investimeve të kryera me fonde të veta.

Bashkia e Tiranës, si po e hipotekon të ardhmen për të mbledhur para sot

Fondet që ka pasur në dispozicion Bashkia e Tiranës janë rritur ndjeshëm që nga viti 2016, për dy arsye. Së pari, pushteti qendror ka shtuar transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara. Së dyti, vetë Bashkia ka mbledhur më shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat.

Në vitin 2022, Bashkia e Tiranës kishte të ardhura prej rreth 24 miliardë lekësh, sipas të dhënave ende paraprake të saj (të dhënat përfundimtare për buxhetin 2022 nuk janë ende publike).

Kjo shifër është më se dy herë më e lartë sesa në 2016-n. Rreth 65-70% e të ardhurave vijnë nga taksat e tarifat dhe pjesa tjetër nga transfertat nga pushteti qendror.

Durrësi çon 70% të të ardhurave, që mbledh vetë, për plehrat

Durrësi, një nga qarqet më të mëdha në vend, me një kontribut të rëndësishëm në ekonomi, për shkak të pozicionit gjeografik, nuk arrin të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme nga pushteti lokal, duke pasur varësi të lartë nga paratë që jep qeverisja qendrore.

Sipas të dhënave të relacionit të projektbuxhetit 2023 të Bashkisë së Durrësit, në vitin 2022, të ardhurat totale të pritshme ishin rreth 3.2 miliardë lekë, nga 3.7 miliardë lekë, që ishte plani fillestar për shkak të mosrealizimit të të ardhurave.

Vetëm rreth 40% e buxhetit sigurohet nga të ardhurat që Bashkia mbledh nga taksat dhe tarifat.

Në kahun e shpenzimeve, në vitin 2022 konstatohet një rritje e ndjeshme e fondeve për mbrojtjen e mjedisit (plehrat). Ky zë ishte gati 1.1 miliardë lekë në 2022 (i pritshmi), me rritje 147% në krahasim me vitin 2021.

Bashkia ka paguar për plehrat në vitin 2022, gati sa 70% e të ardhurave që ajo mbledh nga taksat dhe tarifat, ose 34% të totalit të burimeve që ajo kishte në dispozicion në 2022.

Ashtu si bashkitë e tjera, përveç kryeqytetit, Fieri është i varur nga transfertat që merr pushteti vendor. Nga taksat dhe tarifat, Fieri mbledh më pak se 30% të fondeve që ka çdo vit në dispozicion.

Për vitin 2021, Bashkia e Fierit kishte të ardhura gjithsej prej 2.8 miliardë lekësh, sipas të dhënave nga CoPlan. Vetëm nga taksat e tarifat, arkëtimet ishin 780 milionë lekë.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme zë peshën kryesore të të ardhurave, me rreth 30% të totalit.

Në kahun e shpenzimeve, pagat i marrin Bashkisë së Fierit mbi 30% të fondeve totale. Për shpenzimet kapitale, Bashkia e Fierit përdor 15% të ardhurave totale.

Shkodra, e njohur si kryeqendra e Veriut, kishte në dispozicion gati 3 miliardë lekë në vitin 2021. Bashkia arrin të sigurojë vetë, vetëm 25% të fondeve që i nevojiten, ndërsa pjesën tjetër e merr si transferta të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga pushteti qendror.

Të ardhurat që ajo mblodhi nga taksat e tarifat ishin 741 milionë lekë në vitin 2021. Tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit sjell 28% të të ardhurave të bashkisë. Nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme, Shkodra mbledh gati 20% të fondeve të veta.

Në kahun e shpenzimeve, 24% e tyre shkojnë për personelin, ndërsa 16% janë kapitale.

Vlora është një nga destinacionet kryesore turistike në vend. Qyteti bregdetar kishte në dispozicion 3.2 miliardë lekë në vitin 2021, sipas të dhënave të CoPlan.

Nga burimet e veta, Bashkia arriti të mbledhë 31% të totalit. Në vitin 2021, të ardhurat nga taksat e tarifat ishin rreth 1 miliard lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2010-a.

Taksa e pasurive të paluajtshme sjell 20% të totalit dhe 18% nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë.

29% e totalit të shpenzimeve të Bashkisë së Vlorës shkojnë për pagat e personelit, ndërsa ato kapitale arrijnë në 21%.

Korça është një nga modelet më të mira se si është nxitur turizmi, si i brendshëm, edhe i huaj. Vite më parë, Bashkia e Korçës vendosi t’i japë përparësi sektorit të turizmit, duke përmirësuar fillimisht infrastrukturën dhe më pas, duke marketuar zonën si një destinacion turistik.

Sot, Korça ka rritjen më të qëndrueshme ekonomike dhe normën e papunësisë më të ulët në raport me qarqet e tjera.

Politikat lokale që nisën dy dekada më parë, për të promovuar turizmin në Korçë, ishin të suksesshme edhe për faktin se rajoni ka një traditë të pasur në kulinari, kulturë, natyrë etj., e ndihmuar edhe nga arkitektura e padëmtuar e qytetit.

Korça është nga të vetmet qarqe në vend që ka turizëm gjithëvjetor dhe renditet nga qarqet e para për turizmin e brendshëm.
Bashkia e Korçës kishte në dispozicion 2.2 miliardë lekë në vitin 2021.

Të ardhurat e veta përbënin rreth 33% të totalit, pak më e lartë
sesa mesatarja rajonale.

Bashkia mblodhi në 2021 nga taksat dhe tarifat rreth 751 milionë lekë. Tarifa e pastrimit dhe e gjelbërimit zë peshën kryesore në të ardhurat që arkëton Bashkia, me gati 30% të totalit.

Ndërsa taksa mbi pasurinë e paluajtshme dhe ajo e ndikimit në infrastrukturë kontribuojnë me nga rreth 18% secila.

Korça nuk “kursehet” as me personelin, i cili merr 32% të shpenzimeve totale të bashkisë, ndërsa për investimet kapitale, pesha është rreth 7%.

BB: Reforma territoriale më 2014 përkeqësoi shërbimet publike në zonat rurale

Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.

Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.

Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.

“Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike.

Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të ofruar shërbime në mënyrë vazhdueshme.

Rezultati ishte mungesa në shërbime me cilësi e ulët e tyre” analizoi Banka Botërore.

Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike.

Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.

Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale.

Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive.

Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër, cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane.

Mangësitë në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizojnë aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë.

Banka Botërore ka planifikuar në marrëveshjen e re të bashkëpunimit mbështetje për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, modernizimin e sektorit të ujit me fokus qëndrueshmërinë dhe furnizim të rregullt.

Do të synohet rritja e efikasitetit operacional dhe financiar të shoqërive të ujësjellësit, duke vendosur stimuj për performancën.

Programet e reja të BB do të monitorojnë se sa janë përmirësuar shërbimet, veçanërisht gratë dhe banorët e zonave rurale.

Projekti “CARE for Blue Seas” do të kontribuojë në forcimin e llogaridhënies për menaxhimin e kanalizimeve dhe mbetjeve të ngurta në basenin e lumit Vjosë dhe mbetjeve në komunat e Jugut të Vlorës.

Do të rritet menaxhimi i mbetjeve plastike, duke përfshirë promovimin e zgjidhjeve nga sektori privat.

IFC do eksplorojë mundësitë për të zgjeruar Programin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ballkanit Perëndimor ku do të përfshihet edhe Shqipëria./MONITOR

Politike

Duka kundër Berisha-Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se si e gjykon punën e bërë nga SPAK deri më tani, ai u shpreh se nga ana e SPAK është punuar. Duka theksoi se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Në fakt ka një ndryshim të madh drejtësia tani, me çfarë ka qenë më parë. Mirë që arritëm këtu, që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Duhet që të shpejtohen në kohë dhe të mos kenë ndikim politik. Se dalin këta të opozitës që i thonë SPAK-ut, skap. Unë kam përshtypje pozitive, por duhet që të kemi durim.

Ne kemi ngjarje të kaluara që politikanët nuk kanë lënë gjë pa bërë, sikur e kanë pasur Shqipërinë të tyren, por kjo kohë ka ikur. Edhe Rama nëse ka bërë gjë se ka të lehtë, edhe mund ti dal. Sepse po shohim që në SPAK po shkojnë njerëz shumë të rëndësishëm. Kanë shkuar ministra, kryetar bashkish”, tha ai.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se partitë e vogla e kanë të vështirë mbijetesën nëse nuk ka koalicione.

“Partitë duhet që të hyjë me identitetin e tyre në zgjedhje. Nëse nuk ka koalicione, atëherë partitë e vogla, do hyjnë me lista të hapura dhe mbijetesa është shumë e vështirë. Duhet që të kenë identitet partitë.

Ndër të tjera, Duka ka mbështetur propozimet e Lulzim Bashës për zgjedhoren.

“Basha ato tezat që ka nuk është se i ka gabim. Ne në tryeza kur jemi ulur kemi ngulur këmbë tek listat e hapura dhe vota e  emigrantëve”, tha ai.

I pyetur se nëse vulën e Partisë Demokratike e merr Lulzim Basha nga gjykata, ai do të shkoj nga grupimi i Bashën, Duka tha se nuk do të shkon nga shkon vula. Duka ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një grupim të madh.

“Unë nuk shkoj nga vula atje, ta ketë kush të dojë. Ne duhet që të bashkohemi në grupimin më të madh opozitar. Nuk shoh ndonjë frymë të re unë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën”, tha ai.

A i takon një opsioni për të kandiduar i vetëm në zgjedhje, ai u shpreh se dëshira është, por sipas tij është e pamundur me këtë kod zgjedhor.

“Është kjo dëshira që ne të kandidojmë vetëm, por nuk dalim dot. Me këtë kod është e pamundur”

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading

Politike

‘Arsyet pse mbështeta VMRO’/ Meta: E vërteta e raportit tim me Gruevskin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për ‘TV Shenja’ në Maqedoni ku ka treguar pse mbështeti VMRO gjatë zgjedhjeve dhe të vërtetën e raportit të tij me Gruevskin.

Meta shprehet se nuk ka ndërhyrë në garën midis partive shqiptare në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se ajo që ka vlerësuar tek VMRO, ishte qëndrimi më i qartë i saj, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Përsa i takon zotit Gruevski, Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Ekziston një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?

Ilir Meta: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as  nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.

Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft  positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE, apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Ilir Meta: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje.

Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve.

E sidomos, synonte asgjësimin e  Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Ilir Meta: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin.

Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër.

60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjen e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa  i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo.

Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë.

Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij  për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme.

Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona.

Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta.

Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa  shqiptare në këto zgjedhje,  ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Ilir Meta: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s.

Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane.

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Balla: Janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Politike

Berisha: Operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Përmes një postimi në facebook, Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur në lidhje me operacionin e sotëm të SPAK-ut se operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%.

Postimi i Berishës:

Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë!

Të dashur miq, nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga Skrapi i Partisë mbrëmë, në operacionin e ndërmarrë nga Lezha në Vlorë arrestohen pasi u dorëzuan vetë, kriminelët Taulant Palla, Met Katrori, Altin Zumani dhe Alfred Greca.

Ata sapo morën njoftimin u dorëzuan.

Kurse 46 kriminel të tjerë mbasi ishin njoftuar, nuk u gjetën sepse ja kishin mbathur me kohë!
Sukses spektakolar! #sb

operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Continue Reading
Advertisement

TRENDING