Politike
Veliaj refuzon debatin me Këlliçin: Betejën e kam me Berishën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se betejën e tij e ka me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në një emision televiziv Veliaj tha se për këtë arsye nuk e pranon debatin me kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi. Këtë të fundit e konsideroi ‘kukull’ të Berishës.
“Unë betejën e kam me Sali Berishën dhe që ka bërë ftesë, dhe erdhi tek bashkia me megafon dhe tha që kjo është kulla që duhet të marrim. Sa kohë çdo ditë është Berisha që merret me bashkinë e Tiranës dhe vjen fizikisht tek bashkia. Unë edhe për Lulin thoja se është kukull e Berishës dhe Metës,”- tha Veliaj.