Shkrime
Metastazat e kancerit serb
Martin Dunai, ‘Financial Times’
Politikanët veteranë të Ballkanit dinë më mirë se të jenë entuziastë rreth ujdive të bëra nën trysni në dhomat e pasme diplomatike. Por, ngarjet e 18 marsit i dhanë atyre arsye për të qenë optimist.
“Kemi ujdi për njohje nga Serbia” – shprehen ata në Kosovë
Kjo njohje do të hapte portat e investimeve, aq shumë të nevojshme në një nga cepat më të varfra të Evropës. Por edhe më me rëndësi, do të shtronte rrugën për Kosovën, Sebinë, dhe tërë Ballkanin Perëndimor për t’iu bashkuar aleancës euro-atlantike si BE’ja dhe NATO, duke stabilizuar tërë këtë rajon të paqëndrueshëm në një moment kyç.
Pushtimi rus i Ukrainës derdhi një dritë të re mbi Ballkanin Perëndimor, ku Serbia dominon. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisës, aleates tradicionale sllave të saj. ShBA ka frikë se ndikimi i Serbisë në rajon mund të shkaktojë që çfarëdo destabilizim të leshoje metastaza.
Kështu që diplomatët perëndimorë kanë bërë përpjekje për të mbajtur Serbinë larg tërheqjes gravitacionale të Vladimir Putinit, duke premtuar para dhe anëtarësim të përshpejtuar në BE në këmbim të përfilljes, dhe duke kërcënuar me izolim dhe tërheqje të investimeve në rastin e kundërt.
Franca, dikur e përmbajtur rreth zgjerimit të BE’së me Ballkanin Perëndimor, ndërroi marshin dhe iu bashkua Gjermanisë për një tandem të fuqishëm diplomatik që do të shtynte procesin krahas BE’së dhe ShBA’së.
Serbia nisi të lëvizë, duke shtrirë lidhjet me burime energjetike jo-ruse që potencialisht mund të deprivojë Moskën nga kanali kryesor i saj i ndikimit. Çështja e rëndësishme e Kosovës, sidoqoftë, mbetet. Rusia e ka fituar Serbinë pjesërisht duke mbështetur Beogradin në forume ndërkombëtare si OKB. Nëse perëndimi mund të ndihmojë në çmontimin e këtyre tensioneve, do t’ia hiqte Moskës këtë levë.
Kancerlari gjerman Olaf Scholz u tha Kurtit e Vucic se “është koha kur ju duhet të tregoni lidership”
Samiti i Ohrit sugjeroi që ky moment kishte ardhur . Por pastaj gjithçka ra në heshtje, duke dhene pershtypjes se ishte vetem një marrëveshja në letër, e pa firmosur nga Vucic e qe nuk do zbatohej
Hera tjetër kur u takuan Vuçiq me Kurtin, në një samit në Bruksel më 2 maj, ujdia dukej e tëra e vdekur. Kurti i Kosovës e shqeu propozim dhe dha një vizion alternativ për perfaqesimin etnik të serbëve të definuar si jo-territorial, dhe nën mbikëqyrjen e rreptë financiare të Prishtinës, kurse serbi Vucic deklaroi se kështu nuk mund të vazhdonte.
Escobar ngul këmbë që marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe thotë se ShBA bashkë me BE’në, janë plotësisht të përkushtuara për të ngulitur një kompromis.
Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, u tha gazetarëve se Brukseli do të vazhdojë të punojë drejt një marrëveshjeje, duke shtuar se Kurti “ka shkelur germën dhe frymën e marrëveshjes së dialogut”.
Sipas analisteve politike, “Ndërkombëtarët kafshuan më shumë ç’mund të përtypin”
Pas një dekade rënie, serbët sot përbëjnë rreth 5 për qind të popullatës në Kosovë, vendosur kryesisht ne 4 komuna ne pjesen veriore. Shumica e tyre e konsiderojnë veten qytetarë serb. Zgjidhja e propozuar në Ohër ishte se Kosova do të lejonte formimin e një Asociaciconi atje, e cila do të kishte disa pushtete të caktuara ekzekutive lokale dhe do të lejohej të mirëmbante lidhjet e saj me Beogradin. Beogradi, ndërkohë, nuk do të kundërshonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Kosova ishte e gatshme ta nënshkruajë, por Serbia jo, me Vuçiçin I cili kishte caktuar edhe vijat e kuqe: njohja e Kosovës ose anëtarësimi i Kosovës në OKB.
Brenda disa javësh, marrëveshja e Ohrit filloi të shpërbëhej.
Testi i parë erdhi, kur Kosova organizoi zgjedhje ne Veri, te cilat u bojkotuan teresisht nga serbet
Me një bllokim të plotë, por të sigurt, pata kundërshtuan rezultatet e votimit, Komisioni Evropian lëshoi një deklaratë të shkurtër të nesërmen. Procesi zgjedhor ishte i ligjshëm.
Rrymat e zemërimit kunder Perendimit dhe Prishtines, qe tani enden dukshem ne rruget e Mitrovices, rrezikojnë të ushqejnë mbështetjen lokale për Rusinë.
Muralet që zbukurojnë muret e qytetit barazojnë pretendimet serbe për Kosovën me pretendimet ruse për Krimenë dhe posterat gjigantë e quajnë Putinin një qytetar nderi të qytetit të afërt të Zveçanit.
Perëndimi nga ana tjeter e ka forcuar vendosmërinë e tij. Brukseli po kërkon të lidhë duart e Vuçiqit në veçanti duke shtuar premtimet e Ohrit në listën e gjatë të momenteve të pranimit në BE. Pa normalizimin e lidhjeve me Kosovën, Serbia ndoshta nuk do ta fitojë kurrë anëtarësimin në bllok. Është gjithçka ose asgjë.
Për Kosovën, BE-ja është më e hapur në lidhje me levën e saj. “Ata nuk kanë mundësi të tjera përveç nesh”, thotë një zyrtar.
Presidenti francez Emmanuel Macron, i ka dhene një mesazh të fortë Kurtit: duhet ta bësh asociacionin prioritet nëse do që gjërat të shkojnë përpara. Kosova nuk duhet të vazhdoje të kthehet mbrapa apo të ndryshoje pozicionet e saj, ne te kundert e presin surpriza jo te kendshme
Franca eshte përfshirë më shumë se asnjëherë tjetër në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti e kishte përmendur në disa raste këshilltarin e presidentit Macron, z. Emmanuel Bonne, për rolin e tij në propozimin franko-gjerman prej të cilit derivoi më pas edhe Marrëveshja e Rrugës për Normalizimin e Marrëdhënieve e arritur më 27 shkurt Bruksel.