Politike
Berisha e quajti ezmer/ Këlliçi: Po sulmohem çdo ditë, më nxorrën edhe rom
Kandidati i “Bashkë fitojmë” për Tiranën tha se Erion Veliajn e shqetëson kandidimi i tij, ndaj çdo ditë partia socialiste hap lajme të pavërteta për të.
Ai tha se në fillim u hapin lajme se ishte pa shkollë, më pas se ishte e komunitetit rom, e madje është thënë edhe se ka lindur në Greqi, lajme që sipas tij janë të gjitha të pavërteta.
“Çdo ditë dëgjoj lajmë të pavërteta për mua. Në fillim më nxorën pa shkollë. U verifikua që ishte ‘fake news’, e nxorën edhe mediat e tyre, shkuan në universitetin në Amerikë. Kam nxjerrë nga simestri i parë i klasës së parë.
Diploma e gjimnazit nuk më duhet se kam dhënë provimet, më njohën 4 vitet që mbarova me mesatare 9.7. Nga ana tjetër më kanë bërë anëtarë të komunitetit rom, kanë bërë sikur kam lindur në Shqipëri, por në Greqi.
Unë nuk kam asnjë paragjykim, nuk i ndajnë qytetarët në asnjë kategori, por lexoj çdo ditë lajme të pavërteta për mua. Nëse nuk do ishin kaq të shqetësuar s’kishin pse të merreshin me mua”,-tha Belind Këlliçi, i cili në fakt, u “sulmua” nga vetë kryetari i tij Berisha, që e quajti ezmer.